Genti Gazheli, doganieri që u bë ambasador për interesa korruptive

Gent-Gazheli
Genti Gazheli, doganieri që u bë ambasador për interesa korruptive

Nga Peter Tase

Në vitin 2001, qeveria Shqiptare, e drejtuar nga Partia Socialiste, emëroi z. Fatos Tarifa në postin e ambasadorit të SHBA. Z. Tarifa ishte një prej shumë ambasadorëve të promovuar në shërbimin e jashtëm si i emëruar politik, e vinte nga një karrierë e suksesshme akademike, si Profesor Sociologjie.

12 vjet më vonë, në Mars 2013, Z. Tarifa për televizionin  Top-Channel u shpreh (mbi marrëveshjet e firmosura midis qeverisë shqiptare dhe dy firmave të marrëdhënieve me publikun në Ëashington, D.C.): “1.5 milionë dollarë amerikanë janë shumë për të lobuar. Kjo nuk i përshtatet buxhetit të ambasadës sonë në Washington…Kjo është e pajustifikueshme.  Ky është një turp dhe tregon se ne nuk jemi seriozë, veçanërisht me … SHBA. Ne nuk mund të mbyllim një ambasadë e cila po thërrmohet…”

Si një person i cili e ka vizituar ambasadën shqiptare për raste të ndryshme, ndihem i detyruar të thyej heshtjen dhe të vendos një rekord të drejtë për hir të interesit publik. Sikurse edhe për të zbuluar të vërtetën e dëmit që ambasadori Tarifa u ka shkaktuar taksa paguesve shqiptarë. Veprimet e tij me siguri e kanë njollosur imazhin kombëtar të Shqipërisë për shkak të qëndrimit të tij të papërgjegjshëm në Washington DC, për më shumë se pesë vite.

Ambasadori Tarifa ishte i rrethuar nga diplomatë , sekretarja e parë i ambasadës dhe një mik i ngushtë i Xhoana Nanos (gruas të Fatos Nanos) për shembull. Sekretarja e  parë kishte një apartament përballë zyrës së saj dhe ambasada paguante për të qiranë mujore pavarësisht faktit se ajo nuk i kishte paraqitur Z. Tarifa një marrëveshje qiraje.  Ndërsa Z. Tarifa kishte shprehur shqetësimin e tij në lidhje me përdorimin e parave publike në deklaratën e mësipërme. Gjithashtu duhet të theksohet se pavarësisht se prezantonte vendin e tij kudo në Atlantik, bënte shumë udhëtime në Las Vegas (me makine) vetëm për të blerë purot e prodhuara sipas modelit të republikës Domenikane dhe të kënaqte shijet e tij me lapsat organikë, gjithmonë duke përdorur shpenzimet e taksa-paguesve shqiptarë.

Po ashtu, Z. Tarifa, kurrë nuk pagoi taksat e parkimit për dy makinat e ambasadës.: një Cadillac Sedan dhe një Dodge Caravan (minivan). Të dy makinat, veçanërisht minivani ka ka një tarifë prej më shumë se US$6,000 për bileta parkimi që kurrë nuk u paguan nga Z. Tarifa. Gjithashtu, përgjatë viteve, Z. Tarifa shpenzoi të gjitha paratë publike të alokuara nga qeveria shqiptare për të rimodeluar ndërtesën kryesore të ambasadës në 2100 S Street. Nën vëzhgimin e tij, pjesa e brendshme e ambasadës arriti në një pikë kur vizitorët që vinin nga jashtë duhet të vishnin xhaketa me mengë të gjata edhe në verë. E kundërta e këtij fenomeni ndodhte në dimër kur stafi i ambasades duhet të vishej me rroba të lehta dhe pantallona të shkurtra gjatë orarit zyrtar të punës.

Dhjetë vjet pasi mandati i Z. Tarifa kishte përfunduar, historia u përsërit nga lidershipi i Partisë Socialiste. Në atë kohë partia Socialiste kishte qeverisur për më shumë se dy vjet dhe kishte rifreskuar praktikat më të errëta të trashëguara nga qeveria e Fatos Nanos. Ata menjëherë promovuan shumë anëtarë të byrosë politikë si ambasadorë, të cilët nuk kishin asnjë lloj eksperience në Shërbimin e Jashtëm. Favore seksuale, rryshfete dhe korrupsioni, dominonte Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, ku Z. Arben Ahmetaj, Ministri i Ri i Financave i sapo emëruar, e kishte kthyer ne një rutinë fluturimin nga Katari në Hong Kong me avionë privatë  Gulfstream, me shpenzimet e taksa paguesve shqiptarë. Megjithatë, emërimi i fundit i Z. Genti Gazheli si ambasador i Turqisë shërben si një dëshmi për shumë praktika korruptive të bëra në Shërbimin e Jashtëm Shqiptar. Z. Gazheli është pasuruar shumë, duke arritur në miliona Euro, gjatë shërbimit të tij si roje dogane në vende të ndryshme kufitare në Shqipëri.

Në websitin aktual të Ministrisë së Financave, Z. Gazheli, publikon njoftime për shtyp pa përmendur orën apo datën se kur ka ndodhur takimi apo edhe emrin e homologut që ka takuar. Kjo praktikë është FIUnjë sjellje tipike e anëtarëve të partisë, objektiva e vetme e të cilëve duket se është keq-menaxhimi i fondeve publike dhe mbrojtja e aktiviteteve të tyre të paligjshme të inspiruara dhe mbështetura nga “shefat” e tyre. Emërtimi i Z. Gazheli si shefi diplomatik i Tiranës në Ankara, ngre shumë pyetje nga të cilat: karriera e tij profesionale, motivet e vërteta të emërimit të tij nga Kryeministri Shqiptar dhe shumë dyshime rreth mungesës së tij të lidershipit drejt krijimit të një strategjie për forcimin e bashkëpunimit me një nga  20 vendet me ekonomi më të madhe në botë.

Më tej, Z. Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të tij kanë një reputacion të  thirrjeve telefonike të Presidentit të Shqipërisë, me qëllim që ta vënë kreun e shtetit nën presion për të emëruar persona të besuar politikë në pozicionet kyçe në ambasada. Z. Gazheli ka akumuluar një sasi të madhe pasurie gjatë kohës kur shërbente si oficer kontrolli në dogana kudo përreth Shqipërisë. Dyshohet se ai është i përfshirë në shumë aktivitete të paligjshme gjatë kësaj kohe të karrierës së tij.

Puna si ambasador në Ankara e Z. Gazheli’ është një dëshmi e qartë e mungesës së lidershipit të Tiranës për të vënë në zbatim një Politikë të Jashtme efektive. Z. Ditmir Bushati dhe eprori i tij janë tallur me marrëdhëniet bilaterale të Shqipërisë me NATOn në të njëjtën mënyrë si edhe paraardhësit e tyre bënë pesëdhjetë vjet më parë ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur Z. Fatos Tarifa, u dërgua në Washington DC si  emisari i besuar politik i Z. Nano.

Interesi kombëtar i Shqipërisë është penguar nga fakti i të mos pasurit një ambasador me karrierë, i cili është dërguar në një nga kombet partnere të tillë si Turqia. Ndërsa inkuizicioni ideologjik ka shkatërruar në mënyrë dramatike interesat e Shqipërisë në sy të botës dhe veprime të tilla përgjatë viteve e kanë transformuar Shqipërinë në një Republikë Bananesh.

Të vetmet iniciativa të pritshme për tu realizuar nga Z. Gazheli, si një ish drejtor i Drejtorisë së Ndalimit të Pastrimit të Parave në Tiranë, në Ankara janë: gjoja të forcojë praninë dhe burimet financiare të Shtetit Islamik nëpërmjet eksperiencës së tij në pastrim parash; dhe të mbrojë interesat e eprorëve të tij, të cilët rastis të jenë edhe aksionerë të mëdhënj në Süzer Group të Turqisë. Kjo kompani, Süzer Group, pritet të ndërtojë një hidrocentral hydro-elektrik në Shqipëri dhe me një mundësi të ardhshme për të ndërtuar edhe dy diga të tjera hidro-elektrike në lumenj të tjerë të Shqipërisë. Nuk ekziston asnjë dyshim se emërimi aktual i Z. Gazheli nga qeveria Rama të kujton vitet e dyshimta të Z. Tarifa të mbushura plot me abuzime përsa i përket shpenzimeve të fondeve publike.

Shënime

[I] Z. Tarifa, si një person me një reputacion për të qenë një ‘diplomat vizionar’ e teksa shfaqet si një person me histori të korruptuar duhet të bëjë një hap mbrapa. Ai duhet ti thërrasë ndërgjegjes së tij dhe të ndalojë së fajësuari të tjerët sa herë që shfaqet në emisione politike televizive. Ka prova se gjatë mandatit të tij ka qenë një ngas ambasadorët më të korruptuar ndonjëherë si përfaqësues i Shqipërisë në Amerikën e Veriut. Edhe më tej, duke u bazuar tek deklaratat e tij, duket se memoria e Z. Tarifa ka probleme; për këtë arsye ne duhet ti kujtojmë atij fillimet e vitit 2005.

Ambasada Shqiptare u lejua gjithashtu të prishej nga ana strukturore deri në atë pikë sa Zëvendës shefi i misionit duhet të punonte i veshur me pantallona të shkurtra dhe mëngë të shkurtra gjatë orarit zyrtar. Kjo, teksa Ambasadori Tarifa po peshkonte në akullin e Minesotës. Nëse ka ndonjë gjë pozitive e cila vjen nga turi i  gjatë diplomatik i Z. Tarifa; është vetëm fakti se si u mbajt Ambasada Moldave nga ish kolegu i tij.

Fakti se Profesor Tarifa është autor i 33 librave të publikuar në gjuhë të ndryshme, nuk e bën atë imun ndaj korrupsionit, përvetësimit të fondeve publike dhe nuk e shpjegon arsyen pse ai dëmtoi imazhin e Shqipërisë në të paktën 33 raste./Përkthyer nga citynews

http://foreignpolicynews.org/2016/02/22/political-appointees-impunity-harm-albanian-foreign-service/

 

  1. […] Der vollkommen korrupte Ex-Zoll Direktor Genti Gazheli, wurde Botschafter in Ankara (das Präsidenten Dekret des Bujar Nishanizur Ernennung Nr. Dekretit 9416 Tiranë, më 08.02.2016 , obwohl Genti Gazheli, keinerlei Erfahrung hat im Diplomatischen Dienst, was auffällt), um die Geldwäsche Geschäfte mit Türkischen Firmen und der Erdogan Calik Gruppe zu organisieren und immer dabei der vollkommen korrupte Arben Ahmeti, der nun Finanzminister ist und wie auch Foreign Policy schreibt, gerne Geld erpresst. Wie das Zoll System in Albanien funktioniert mit Klientel Wirtschaft, wo die Zöllner xy pro Monat an den Chef abgeben muss, die Posten verkauft werden, ist in Details lange bekannt. Genti Gazheli, doganieri që u bë ambasador për interesa korruptive […]

    Reply
  2. […] Der vollkommen korrupte Ex-Zoll Direktor Genti Gazheli, wurde Botschafter in Ankara (das Präsidenten Dekret des Bujar Nishanizur Ernennung Nr. Dekretit 9416 Tiranë, më 08.02.2016 , obwohl Genti Gazheli, keinerlei Erfahrung hat im Diplomatischen Dienst, was auffällt), um die Geldwäsche Geschäfte mit Türkischen Firmen und der Erdogan Calik Gruppe zu organisieren und immer dabei der vollkommen korrupte Arben Ahmeti, der nun Finanzminister ist und wie auch Foreign Policy schreibt, gerne Geld erpresst. Wie das Zoll System in Albanien funktioniert mit Klientel Wirtschaft, wo die Zöllner xy pro Monat an den Chef abgeben muss, die Posten verkauft werden, ist in Details lange bekannt. Genti Gazheli, doganieri që u bë ambasador për interesa korruptive […]

    Reply
  3. […] Der vollkommen korrupte Ex-Zoll Direktor Genti Gazheli, wurde Botschafter in Ankara (das Präsidenten Dekret des Bujar Nishanizur Ernennung Nr. Dekretit 9416 Tiranë, më 08.02.2016 , obwohl Genti Gazheli, keinerlei Erfahrung hat im Diplomatischen Dienst, was auffällt), um die Geldwäsche Geschäfte mit Türkischen Firmen und der Erdogan Calik Gruppe zu organisieren und immer dabei der vollkommen korrupte Arben Ahmeti, der nun Finanzminister ist und wie auch Foreign Policy schreibt, gerne Geld erpresst. Wie das Zoll System in Albanien funktioniert mit Klientel Wirtschaft, wo die Zöllner xy pro Monat an den Chef abgeben muss, die Posten verkauft werden, ist in Details lange bekannt. Genti Gazheli, doganieri që u bë ambasador për interesa korruptive […]

    Reply

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
basha3-e1427966392904
Basha: Armando Prenga, simbol i kriminalizimit

Close