16 gjërat që mësuam nga viti 2016

16 gjërat që mësuam nga viti 2016

Në fundin e njërit prej viteve të mbushur me ngjarje historike, në politikën perëndimore të paktën, ja disa prej ideve dhe pikëpamjeve më  të rëndësishme të 2016-ës.

1-Nuk janë njerëzit kundër makinerive, janë njerëzit dhe makineritë së bashku. Sikurse Revolucioni i katër po shpaloset, ekspertët thonë se inteligjenca artificiale dhe robotika kanë një potencial shumë të madh, por akoma kanë nevojë për mbikëqyrjen e njeriut.

2- Truri ynë etiketon dikë si “jashtë” apo “brenda” një grupi brenda një të 170 mijtën e sekondës.  Neuroshkenca e populizmit po shkon më tej.  Avantazhi i të kuptuarit të trurit mund të nxisë progres të madh.

3- Të rinjtë ndihen më rehat me globalizmin se sa më të vjetërit në moshë. Një anketë me 26 mijë të rinjtë pjesëmarrës tregoi se të rinjtë janë më të shqetësuar që të mbështesin idealet e qytetarisë botërore, janë më të shqetësuar për korrupsion, ndryshimet klimatike dhe mungesën e mundësive.

4- Mediat sociale po transformojnë politikat përfundimisht. Por, ende nuk e dimë nëse është apo jo një kërcënim ndaj demokracisë.

5- Mediokriteti është normalja e re. Të paktën për sa kohë rritja ekonomike mbetet shqetësim. Ky ishte mendimi i ekonomistëve më të mirë, duke e parë botën nga Kina, vetëm pasi Mbretëria e Bashkuar votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian.

6-Kutia e mjeteve të punës së ekonomisteve është bosh. Sipas Raportit të Konkurrueshmërisë Globale, stimujt monetarë nuk funksionojnë nëse ekonomitë nuk janë konkurruese dhe inovacioni nuk është i mjaftueshëm.

7- Disa vende janë më tepër novatore se disa të tjerë, si p.sh. Singapori, Finlanda dhe Suedia.

8- Vendet më të mira si për të jetuar, por dhe të qëndrueshëm nuk janë as të pasur dhe as europianë.

9- Mund të ketë disa mënyra të lehta për të nxitur rritjen ekonomike. Rekomandojmë syze optike për ato që kanë nevojë të shikojnë, shkruhet në një nga raportet e Forumit Ekonomik Botërore për zhvillimin e vendeve.

10- Nuk do të kemi barazi gjinore në vendin e punës deri në vitin 2168. Po, në 2168-ën, 170 vite më pas do t’ia dalim.

11- Ekonomia globale po dështon 35% të talenteve botërore. Raporti i kapitalit njerëzor gjeti se vetëm 65% e njerëzve po përmbushin potencialin e tyre përmes arsimimit, aftësive dhe punës.

12- Aftësitë po ndryshojnë. Madje shpejt. 10 aftësitë më të kërkuara tani nuk ekzistonin një dekadë më parë, megjithatë disa prej cilësive bazike të njerëzve si negocimi, kurrë nuk do të dalë nga moda.

13-E ardhmja e financës është blockchain. Kjo teknologji, mbase fjala kyçe e vitit, është caktuar për të revolucionarizuar mënyrën se si paratë do të rrjedhin në të gjithë botën.

14-  Tregjet në zhvillim do të furnizojnë rritje globale vitin e ardhshëm dhe më tej. Ekonomia kineze po arrin ngadalë pikun e saj, rritja e Afrikës bën fjalë vetëm për fillimin e një historie, përparimi i Indisë do të fuqizohet nga industria prodhuese, si dhe inovacioni po transformon Amerikën Latine.

15- Në 2016, dhe me shumë siguri deri në përjetësi, njerëzit do të duan të dinë se si të jenë më të suksesshëm, më të lumtur dhe udhëheqës më të mirë.

16- Dhe… të jesh i mërzitshëm është mirë për ju.

(Forumi Ekonomik Botëror)

Tags

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Nga Sali Berisha/ Urimi im per 2017 dhe analiza per 40 muajt e Rilindjes

Close