Ahmetaj urdhëron kontrolle në pikat e shitjes së gazit të lëngshëm/Po abuzohet me cmimin

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, duke folur gjatë nje takimi me deputete te Komisionit Parlamentar te Ekonomise dhe Financave si dhe perfaqesues te medias ne vend. /r/n/r/nMinister of Finance, Arben Ahmetaj, speaks during a meeting with lawmakers of the Parliamentary Commission of Economy and Finance and representatives of the media in the country.
Ahmetaj urdhëron kontrolle në pikat e shitjes së gazit të lëngshëm/Po abuzohet me cmimin

Ministri i Financave z. Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një takim me strukturat në varësi, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ku ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të kontrolleve në pikat e tregtimit të gazit të lëngshëm në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e zbatimit korrekt të ndryshimit të bërë në ligjin për akcizat, me aplikimin e akcizës 8 lekë/litër për gazin e lëngshëm, vetëm për përdorim nga automjetet.

Organet e kontrollit në varësi të tatimeve dhe doganave, janë urdhëruar të ndërmarrin masa të menjëhershme për subjektet abuzuese në të gjitha rastet e konstatimit të shkeljeve në zbatimin e ligjit dhe manipulimit me cmimin e tregtimit të gazit të lëngshëm në dëm të konsumatorëve familjarë dhe bizneseve.

Kontrollet do të nisin menjëherë dhe do të shtrihen në të gjithë vendin. Ministria e Financave sqaron edhe njëherë se ndryshimi në ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, i cili hyri në fuqi në datën 1 Janar 2017 me Paketën e re Fiskale, nuk parashikon asnjë kosto shtesë për qytetarët dhe sipërmarrjen.

Konkretisht, në Nenin 4 të ligjit, sqarohet se: “Produktet energjetike që klasifikohen në grupin E500 me Kodet e NK 27 11, i nënshtrohen pagesës së akcizës sipas shtojcës nr.1 të këtij ligji, vetëm nëse këto produkte janë për përdorim si lëndë djegëse për motor automjetesh. Procedura e aplikimit të kësaj dispozite përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Ndryshimi në ligjin për akcizat, u bë në kuadër të përafrimit me Direktivën 2003/96/EC– diferencim i normës së akcizës për gazin për përdorim si produkt energjitik dhe në harmonizim me praktikën e ndjekur nga vendet e rajonit, ku Shqipëria ka akcizën më të ulët prej 5.7 cent/litër.

Ministria e Financave thekson angazhimin maksimal të strukturave të tatimeve dhe doganave në funksion të garantimit të zbatimi korrekt të ligjit dhe fton qytetarët të raportojnë cdo rast abuzimi që ata konstatojnë në treg.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
11
Ku u rikthye Sofia Vergara?

Close