Arrestimi i Haradinajt/ BE thirrje Kosovës e Serbisë: Bashkëpunoni, ja mënyra e vetme për të ecur përpara

Arrestimi i Haradinajt/ BE thirrje Kosovës e Serbisë: Bashkëpunoni, ja mënyra e vetme për të ecur përpara

Zëdhënësja e shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka reaguar për arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë. Maja Koçijançiç, deklaroi se mënyra e vetme për të ecur përpara është perspektiva evropiane për rajonin, duke iu bërë kështu thirrje të dyja palëve të normalizojnë sigurinë.
“Përspektiva evropiane për rajonin, sipas nesh, është e vetmja mënyrë për të ecur para. Në këtë kontekst, ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen një klime që nxit normalizimin e sigurisë. Rritja e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në mes të Serbisë dhe Kosovës tashmë është arritur, dhe në këtë kontekst kjo duhet të vazhdohet tutje”, tha Kocijançiç.
Më tej, zëdhënësja e Mogherinit shtoi se BE mirëpret hapat që janë ndërmarrë nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova, për bashkëpunim.
“BE mirëpret hapat që janë ndërmarrë në këtë proces nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova drejt bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, shkëmbimit të informacioneve dhe transferit të proceseve, diçka që do të vazhdohet nga riintegrimi i serbëve të Kosovës që janë personel i drejtësisë në sistemin e drejtësisë së Kosovës përgjatë janarit, ashtu siç janë integruar pjesëtarët serbë të forcave policore”, theksoi ajo.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Balla kundër LSI: Zgjedhjet e 18 qershorit me lista të mbyllura

Close