Ditë plot viktima/ Lumi Buna “përpin” 70-vjeçarin

buna
Ditë plot viktima/ Lumi Buna “përpin” 70-vjeçarin

Një ditë tragjike plot viktima. Sapo është raportuar për një tjetër jetë të humbur. Këtë radhë, ngjarja ndodh në qytetin e Shkodrës, ku një 70-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin Buna. Ngjarja është raportuar nga familjarët e viktimës, të cilët kanë denoncuar në polici humbjen e shtetasit Filip Shllaku.

Sipas tyre, ai kishte shkuar të mbushte ujë në lumin e Bunës, ditën e djeshme, por që nuk është kthyer më në shtëpi. Policia ka nisur menjëherë kërkimet, ku në breg të lumit ka arritur të gjejë një kapuç, që dyshohet të jetë e të moshuarit.

Gjatë ditës së sotme, deri më tani, janë shënuar 7 viktima në qytete të ndryshme, shumica nga moti i acartë./Citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
9
Rëndësia e një sapuni në dhomën e gjumit

Close