Durrës/Kapen 2.3 kg heroinë

h2
Durrës/Kapen 2.3 kg heroinë

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestrojnë 2 kg e 300 gr Heroinë. Arrestohen në flagrancë dy shtetas. Shpallet në kërkim një tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, mbrëmjen e djeshme kanë sekuestruar rreth 2 kg e 330 gr Heroinë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•Laureta Lama 38 vjeçe, banuese në Tiranë;

• Bashkim Hasani 67 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 10.01.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama, u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2 kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve”në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a/2, 22 të Kodit Penal.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
bleriiii
Blerim Destani do ju cmendë me këtë foto

Close