Emisioni investigativ – BOOM denoncon: Tendera mln euro, në Rrugën e Kombit s’hidhet kripë

Emisioni investigativ – BOOM denoncon: Tendera mln euro, në Rrugën e Kombit s’hidhet kripë
Prej 4 ditësh e gjithë Shqipëria është përfshirë nga moti i ftohtë, me temperatura që kanë arritur deri në -27 gradë. Kjo ka bërë që të ketë vështirësi në qarkullim, madje edhe bllokim të rrugëve.

Grupi i xhirimit të emisionit investigative “BOOM” në RTV Ora News ka bërë një vëzhgim në “Rrugën e Kombit”, një aks kryesor që lidh Tiranën me veriun dhe Kosovën. “BOOM” ka ndjekur hap pas hapi këtë aks rrugor në 60 km e para. Ajo që është vënë re është fakti se në këtë rrugë të rëndësishme pavarësisht se ka borëpastruese deri në Tunelin e Kalimashit nuk hidhet kripë. Ndërsa nga vëzhgimi vërehet se nuk ka asnjë patrullë policie.

Gazetarja: Pse keni ndaluar këtu?

Shoferi i kamionit: Kemi ndaluar për çështje vështirësish bore

Gazetarja: Automjeti juaj nuk kalon dot ?

Shoferi i kamionit: Do të kalojë me kalimin e kohës, kur të pastrohet rruga

Gazetarja: Po tani çfarë do bëni, do prisni këtu?

Shoferi i kamionit: Do pres se do më nxjerrin borëpastrueset

Mungesën e kripës e vuri në dukje gjatë mbledhjes me kryeministrin edhe Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i cili tha se kompanitë nënkontraktore nuk kanë mjaftueshëm depozita kripe. Prençi ishte i ashpër kur tha se kompanitë nënkontraktore nuk dalin fare ne terren për mirëmbajtje. Madje ai kërkoi nga policia dhe prokuroria të nisë hetimi.

Por ajo çfarë ndodh me tej tunelit të Kalimashit deri në qytetin e Kukësit, në 12 km e rrugës së mbetur është më dramatike. Nëse para tunelit kishte borëpastruese, në këtë pjesë të rrugës nuk ka dhe kamionët rrinë në pritje të hedhjes së kripës dhe më pas të kalojnë rrugën.

Gazetarja: Keni ngecur

Sheferi i kamionit 1: Kemi ngecuar

Gazetarja: Nga jeni duke ardhur?

Shoferi i kamionit 1: Nga Serbia

Gazetarja: Sa orë po bëni që jeni këtu?

Shoferi i kamionit 1:  Që prej orës 15:00. Vura zinxhirët por rruga është e pakalueshme

Gazetarja: Përse nuk lëvizni?

Shoferi i kamionit 2: Vetëm për kripë

Qytetar 1: Situatën po e përballojmë me vështirësi. S’kemi dru, s’kemi para, pensionistë. 40 mijë lekë 1 metër kub dru.

Gazetarja: Ke ftohtë

Qytetari 2: Me shumcië

Gazetarja: Si po të duket gjendja këtu në Kukës

Qytetari 2: Mirë

Gazetarja: Në krahasim me vitet e tjera si duket situata?

Qytetari 2: Më ftohtë

Qytetari 3: Situata është më e vështirë

Gazetarja: Shoh që keni pajisur makinën me zinxhirë?

Qytetari 3: Po, janë rregullat e qarkullimit rrugor. Kripë nuk ka në rrugë.

Gazetarja: A keni ftohtë në qytetin e Kukësit?

Qytetari 4: Në Kukës jemi mësuar, por ftohtë është.

Gazetarja: Keni vështirësi për mungesën e kripës?

Qytetari 4: Vështirësitë janë, është ngricë

screenshot_15 screenshot_14 screenshot_13 screenshot_12

Në “Rrugën e Kombit” mungon sinjalistika

Rruga e Kombit ka edhe problematika të tjera që shfaqen edhe në ditë të zakonshme. Ne mesin e muajit dhjetor, “BOOM” ka bërë një vëzhgim mbi problematikën e kësaj rrugë. Është vënë re se këtu mungon sinjalistika, ka rrëshqitje të gurëve në rrugë apo edhe rrjeta të çara.

screenshot_10 screenshot_11 screenshot_9 screenshot_8 screenshot_7

Dy tendera me miliona euro dhe lëkë për mirëmbajtjen e rrugëve

Për mirëmbajtjen e rrugëve janë dhënë dy tendera me miliona euro dhe lekë. Tenderi i parë është dhënë  në muajin shtator 2016 me vlerë 128 milionë euro për 5 vjet me qëllim që të mirëmbaheshin rrugët e Shqipërisë.

Por jo të gjitha kanë dala nga buxheti i shtetit sepse 65.9 milionë euro janë financim i BB.

Por përveç kësaj është dhënë edhe një tender tjetër në qershor të 2016 me vlerë 107 mln lekë, për mirëmbajtjen rutinë dhe dimërore me performancë.

Pavarësisht shumave të madha të parave që janë hedhur për mirëmbajtjen e rrugëve, përsëri ka shumë problematika.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Lufta në Siri,kriza greke dhe shqiptarët/Flet Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Hirësia e tij Anastas Janullatos

Close