(FOTOT) Korçë – Kapshticë mbulohet nga akulli/ Nuk pastrohet

15991419_10211288144501412_1036746290_o
(FOTOT) Korçë – Kapshticë mbulohet nga akulli/ Nuk pastrohet

Aksi rrugor Korçë-Kapshticë është mbuluar nga akulli. Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, rruga që të çon në kufirin me Greqinë është kthyer në rrezik për mjetet.

Disa ditë më parë, ky aks ishte i kalueshëm, por sot rezulton se akulli ka mbuluar asfaltin.

Edhe pse temperaturat e ulëta janë parashikuar ditë më parë, firmat kontraktore nuk kanë marrë asnjë masë për të shmangur ‘ngrirjen’.

Kjo ka sjellë një situatë të vështirë për qytetarët që largohen dhe futen në Shqipëri nga Kapshtica.

Por, përveç masave paraprake që duheshin marrë, autoritetet përkatëse kanë neglizhuar edhe në pastrimin e akullit. Një nga akset kryesore të vendit lihet në mëshirë të fatit, i ngrirë dhe askush nuk merr mundimin të hedh disa ton kripë apo skorje.

Më poshtë, fotot

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
big_img_6543
Shënohet viktima e tretë nga gripi

Close