Fotot/ Unaza e Korçës e mbuluar nga akulli

Fotot/ Unaza e Korçës e mbuluar nga akulli

Citynews solli dje disa foto nga rrugët kryesore të qytetit të Korçës, ku dukej që ishin të mbuluara plotësisht nga akulli.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, Bashkia e Korçës ka reaguar duke u shprehur se janë hedhur rreth 60-70 ton kripë, rreth dy herë më shumë se sa parashikimi.

Nga fotot e mëposhtme të siguruara sot nga citynews, rezulton se kripa apo skorja e hedhur është e pamjaftueshme, pasi akulli duke qartë që është i pranishëm në rrugë. Konkretisht, fotot janë shkrepur në Unazën e Korçës, e cila duket problematike edhe pse Bashkia pretendoi se janë marrë masat.

Nga ana tjetër, citynews kontaktoi me firmën qe ka përgjegjësi për pjesën me te madhe te rrugëve, e cila ashtu si bashkia pretendon se është hedhur dyfishi i sasisë se kripës qe përmban kontrata për pastrimin.

Nga vëzhgimi qe ka bere citynews, fotot e sjella dhe denoncimet e qytetareve, rezulton se sasia e hedhur e kripës është mjaft e vogël dhe rrugët e trotuaret janë te mbuluara me akull. Kjo tregon se bashkia ka dështuar në marrjen e masave dhe përballimin e kësaj situate.

Nuk mund te mohohet fakti se ka pasur ndërhyrje për pastrimin e rrugëve, por situata paraqitet e renduar, kjo ndoshta edhe për shkak të sasisë së madhe të dëborës.

Por, më shume se justifikimet e bashkisë, qyteti ka nevoje për ndërhyrje te forte për tu mos përkeqësuar gjendja./citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
FOTOT/ Hillary Duff pushon në Kaliforni

Close