Italia gjoba mbi kompanitë “Call-Center” që operojnë nga Shqipëria

the-significance-of-an-effective-inbound-call-center-software
Italia gjoba mbi kompanitë “Call-Center” që operojnë nga Shqipëria
Ende pa hyrë në fuqi ligji i ri, Ministria e Zhvillimit Italian ka filluar kontrollet dhe ka gjobitur 17 kompani, shkruajnë mediat italiane. Sanksionet pritet të rriten në prill, kur të zbatohen direktivat e reja.
“Ministria e Zhvillimit Ekonomik italian ka dhënë tashmë sanksionet e para. Janë 17 kompani të gjobitura (mes tyre kompani ajrore dhe banka) dhe të tjera. Pse? Sepse ato përgjigjeshin nga jashtë pa i komunikuar as dëgjuesit dhe as ministrisë që po u ofronin shërbimet e tyre nga një vend joeuropian. “Qeveria, – thotë zëvendësministrja për Zhvillim, Teresa Bellanova – ka bërë kontrolle efektive mbi kompanitë që zhvendosen. Departamentet përkatëse kanë dërguar tashmë paralajmërimet dhe kanë vendosur sanksionet e para tek call center të vendosura në vendet jo të BE-së. ”
Zyrat e Ministrisë bëjnë kontrolle, duke bërë thirrje telefonike. Biseda me një operator jashtë Italisë nuk është e pazakontë.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
korca-me-debore-noa
Ndërpriten reshjet e dëborës/ Stituta vazhdon të jetë problematike nga ngricat

Close