Ja kujdesi ideal i lëkurës në stinën e dimrit

7
Ja kujdesi ideal i lëkurës në stinën e dimrit

Stina e dimrit kërkon një rutinë kujdesi për lëkurën krejtësisht ndryshe nga ajo e verës, e nëse ju nuk i përshtateni këtyre ndryshimeve, do të vuani pasojat. Tharja e lëkurës, skuqja dhe irritimi mund të jenë problemet e dukshme, por ju nuk e dini se sa shumë dëmtohet lëkura në nivel qelizor. Në mënyrë që në çdo stinë lëkura juaj të jetë plot jetë, ndiqni këshillat e mëposhtme

Pastroni fytyrën me Xhelin larës L’Oreal Paris Skin Perfection për lëkurë te thatë dhe të ndjeshme. Përbërësit e tij aktiv heqin të gjitha papastërtitë dhe qetësojnë lëkurën.

Aplikoni tonikun, sepse ai ka veti të shkëlqyera: e bën fytyrën të duket më e freskët, më e gjallë dhe plot jetë. Toniku L’Oreal Paris Skin Perfection për lëkure të ndjeshme me veti zbutëse pastron dhe tonifikon lëkurën. Përdoreni tonikun në mëngjes dhe në darkë përpara se të flini.

Përdorni kremin për zonën e syve. Rrudhat mbulohen, zvogëlohen qeset e syve dhe lëkura rreth tyre tërhiqet falë aplikatorit freskues të kremit të syve Revitalift nga L’Oreal Paris.

Vazhdoni me aplikimin e korrektorit, i cili fsheh të gjitha problemet dhe shenjat që mund të keni në lëkurë. Rekomandojmë korrektorin Maybelline Affinitone me përbërje kremoze që mbulon probleme të lëkurës ose ndriçon pjesë të cilat dëshironi të theksoni.

Aplikoni kremin pudër, që do t’i japë shkëlqim dhe do të bëjë të njëtrajtshme lëkurën tuaj. Kremi pudër Affitone Mineral nga Maybelline i përshtatet çdo llojë lëkure madje edhe të ndjeshmes duke i dhënë pamje natyrale.

Lyeni mollëzat me ruzhin e ri nga L’Oreal Paris Infallible Sculpt me tre nuanca per pamje te freskët dhe natyrale. Përdorni një ngjyrë për një pamje të sofistikuar ose të treja për efekt me hije.

Lyejini sytë me anë të një furçe dhe zgjidhni një nga ngjyrat e mësipërme që janë tendencë këtë dimër. Paleta e Maybelline New York Rock Nudes përmbanë 12 nuanca të frymëzuara nga ngjyrat natyrale bezhë, rëre dhe e bronztë.

Peneli Master Precise nga Maybelline New York me majë shumë të hollë dhe të butë siguron vijëzim të saktë për intensitet të qëndrueshëm. Penelin përdoreni në të gjithë gjatësinë e syrit.

Lyejini qerpikët me maskara. Qerpikët zgjaten dhe bëhen joshes falë furçës dozuese të maskarës Lash Sensational Lucious të Maybelline New York dhe formulës së pasuruar me vajra.

E kuqja e fortë dhe ngjyrat natyrale të pjeshkës e të koralit janë zgjedhjet ideale për këtë stinë. Buzëkuqi Color Riche nga L’Oreal Paris me vitaminë E dhe acide të yndyrshme mban bukurinë natyrale të buzëve dhe nuancat e ndezura theksojnë sensualitetin.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
0401-PRESIDENCA-1-660x3011
Lufta shqiptare për presidentin e ardhshëm

Close