Kushtet e Bashës për zgjedhjet e 18 qershorit

Kushtet e Bashës për zgjedhjet e 18 qershorit

Pas takimit me përfaqësuesit e partive aleate,Kreu i PD-së theksoi në një deklaratë për mediat se për opozitën është thelbesore që në zgjedhjet e ardhshme të vendosë qytetari shqiptar.

“Kemi rënë dakord për një plaftormë për zgjedhjet e vitit 2017. Thelbi i platformës konsiston në votimin elektronik dhe mospërdorimi i resurseve te shtetit për financimin e partive politike.”

Sipas tij, kjo platformë është sabotuar nga Kryeministri Rama. Basha ka folur ndër të tjera edhe për kushtet e Partisë demokratike:

“Qëndrimi i unifikuar i opozites, është se në këto zgjedhje nuk mund të vendosin kriminelët por qytetarët. Zgjedhjet janë në rrezik nga korrupsioni, nga narkotrafiku, nga mos – zbatimi i ligjit të dekriminalizimit. Zgjedhjet do i vendosë qytetari dhe jo varfëria. Qytetarët duhet të vendosin qeverinë e ardhshme.Cështja numër një që kanë shqiptarët janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ky është interesi i cdo shqiptari”.

Basha rikonfirmoi bindjen për lista të hapura. Anëtarët, nuk duhet të zgjidhen nga kryetarët por nga qytetarët. Sipas tij, zgjidhja është votimi elektronik, i cili fuqizon vendimmarrjen e qytetarëve./CityNews.al

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Thyhet akulli/ 40 vjeçari bie brenda rezervuarit

Close