Legalizohen pallatet e pa-hipotekuara/ Ja sa familje përfitojnë

eglantina_gjermeni
Legalizohen pallatet e pa-hipotekuara/ Ja sa familje përfitojnë

Eglantina Gjermeni nga selia e Kryeministrisë bëri të ditur se do të legalizohen pallatet e pa hipotekuara.

Për shkak të problematikës së mbartur,” Ministria e Zhvillimit Urban” në bashkëpunim me “Aluizmin” do të ndërmarin një nismë, për zgjidhjen e problemit të legalizimit, me në fokus pallatet e pa hipotekuara.  Aktualisht 26 deri në 30 mijë familje nuk kanë marrë hipotekën e banesës.

Qyetarët duhet të kërkojnë vetë që tu bëhet legalizmi i pronës pranë institucioneve përkatëse.
Ata duhet që të kenë shlyer më parë detyrimet ndaj ndërtuesve.

Ndër të tjerash ministrja theksoi se do të marrim detyrimet financiare nga ndërtuesit. Deri më sot janë realizuar 110 mijë legalizime.

Nga kjo nismë përfitojnë pallatet që nuk kanë marrë lejen e shfrytëzimit dhe nuk janë legalizuar për shkak se janë shmangur nga projekti fillestar. Ky vendim u miratua sot./CityNews.al

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
Gjykata e larte
Sekuestrimi i Serverit të ILDKPI/ Gjykata e Lartë rrëzon Prokurorinë

Close