Lejoi kalimin e drogës në kufi/ Arrestohet punonjësi i policisë

policia-rrugore-te-dehur-1024x785
Lejoi kalimin e drogës në kufi/ Arrestohet punonjësi i policisë

SHÇBA ka  arrestuar një polic, i cili kryente shërbimin në kufi pasi shpërdoroi detyrën duke lejuar të kalonin në vijën e parë të kontrollit 2 shtetas me lëndë narkotike edhe pse ishte në dijeni

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Durrës, arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në PKK Durrës, për “Shpërdorim të detyrës”.

Një ditë më parë rreth orës 19:30, duke shkelur urdhrin e eprorit efektivi i Policisë kufitare ka lejuar kalimin në dalje nga Republika e Shqipërisë drejt Italisë, të shtetasit Bashkim Hasani, megjithëse kishte informacione se ky i fundit do të kalonte materiale të kundraligjshme, në bashkëpunim me shtetasen Laureta Lama.

Pas kontrolleve në dhomën e tragetit ku ishin akomoduar për udhëtim dy shtetasit e sipërpërmendur, agjentët e Antidrogës sekuestruan lëndën narkotike, për të cilën kishin informacion.

Arrestimi i Inspektorit Agim Shaba u krye për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
pp_1478092317-2232210
“E di të kaluarën tënde, behu prostitutë”/ 25-vjeçari nga Tirana tenton ta fusë vajzën në taksi por…

Close