Lufta PS-LSI/ Sherr dhe akuza të ashpra për dëborën

Lufta PS-LSI/ Sherr dhe akuza të ashpra për dëborën

Përplasja mes dy partive aleate të qeverisë vijon të bëhet edhe më e ashpër.  Me uljen e temperaturave  dhe me problematikat e krijuara në akset rrugore PS dhe LSI janë janë përfshirë në një tjetër debat.

Në emisionin e djeshëm Top Show, ku i ftuar ishte Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i emëruar nga PS dhe Drejtori i Standarteve në ARRSH Spartak Trakaj, i komanduar nga Ministria e Transporteve, e cila drejtohet nga LSI.

Gjatë emisionit, Shemsi Prençi tha se kompanitë të kontraktuara nga ARRSH nuk përmbushin detyrimet. Ai tha se i ka denoncuar publikisht dhe do të vazhdojë ti denoncojë.

Për të përmbushur detyrën ka çaluar mirëmbajta e rrjetit rrugor, e cila bëhet nga kompanitë që kanë detyrime për të mirëmbajtur aksin, me fadroma, borëpastruese, kripë dhe skorje. Këto detyrime i kanë ata. Sa i kanë përmbushur detyrat unë e kam denoncuar publikisht. Do të vazhdojmë të denoncojmë edhe kompanitë, edhe Autoritetit Rrugor i kemi kërkuar të kërkojë detyrimet kontraktore. Ka pasur sektorë që që kemi vënë në dizpozicion të kompanisë kontraktore mjetet tona të Shtabit të Emergjencave”, tha Prenci

Më tej, përfaqësuesi i ARRSH, Spartak Traka, duke iu përgjigjur akuzave, u shpreh se shumë akse nuk janë nën administrimin e ARRSH. Sipas tij, në disa akse ka pasur një vonesë në reagim, por rrugët janë zhbllokuar.

Shumë akse nuk janë nën administrimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ne kemi në administrim rreth 4 mijë kilometra rrugë, ku nuk ka pasur bllokim. Kemi 83 kontrata dhe nuk mund të mendohet që cdo gjë të shkojë vaj. Ka pasur vonesë në reagim, por jo se nuk është ndërhyrë”, tha Traka

Por, Prenci ka shkuar edhe më tej duke nxjerrë zbuluar ARRSH. Ai u nënvizoi se shumë nga kompanitë private të kontraktuara nuk kanë kapacitete njerëzore dhe teknike. Sipas tij, ata ‘shesin’ një mjet Benz të modifikuar me një kovë për borë-pastuese.  Ai tha se ka kompani që kanë deklaruar shumë mjete pune, por sipas tij dalin në terren me karroca me lopata.

“Duhet të pranojmë që kompanitë private që marrin përsipër të futen në garën e mirëmbajtjes të rrugëve nuk janë të përgatitura as me kapacitet njerëzor dhe as me kapacitet teknik. Ata na e shesin një mjet “Benz” të modifikuar me një kovë përpara për borëpastruese. Gatishmëria duhet të jetë që në momentet e fillimit të dëborës dhe ta shoqërojë me spërkatje me kripë. Paralajmërimi, parapërgatitja për ta përballuar situatën dhe menaxhimi operacional janë elementët që kompanitë tona nuk i plotësojnë. Ne kemi kompani që kanë në listë 17 borëpastruese, 13 fadroma, 7 traktora dhe kur shkon në terren ska as karroca me lopata. Kjo është ajo hipokrizia, por ne do ta luftojnë”, tha Prençi

Ndërkohë që lufta mes dy aleatëve në qeveri vijon, njëra palë akuzon tjetrën, ata që e pësojnë janë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që rrezikojnë jetën e tyre për shkak të mungesës të shërbimit./citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Hetuesi privat zbulon sekretet/ Si të zbuloni nëse partneri iu tradhton

Close