Mazhoranca fillon fushatën/Opozita fle?!

meta-rama-basha
Mazhoranca fillon fushatën/Opozita fle?!

PS  dhe LSi kanë filluar fushatën elektorale. Jo vetëm me daljet dhe qëndrimet e tyre në media, por edhe me lëvizje konkrete. PS  dhe LSI kanë emëruar koordinatorët në qarqe, kanë përfunduar zgjedhjet në bazë, kanë filluar identifikimin e zgjedhësve për çdo QV, kanë bërë zgjedhjen e koordinatorëve dixhitale dhje gjithçka tjetër që ju duhet për të statruar një fushatë të fortë në ditët e para të pranverës. Së fundi po përgatisin edhe censusin e adresave për të pasur në dorë identifikimin e plotë të cdo votuesi në banesë.

Rama në fundjavë takoi ministrat socialistë në Durrës, një drekë ku nuk u fol për qeverinë por për fushatën, zgjedhjet dhe organizmimin. Rama së bashku me stafin e tij të ngushtë është dukë I dhënë dorën e fundit listës së deputetëve. Koordinatorët e emëruar në qarqe do jenë edhe kryesuesit e listës, ndërkohë po plotësohen emrat e deputetëve të tjerë që do renditën, sipas pjesës fituese por edhe plotësuese.

LSI nga ana e saj thuajse ka gati listën. Ilir Meta është mjaft i qartë në lëvizjet e tij. Edhe ai ka përgatitur drejtuesit në qarqe. Pas mbylljes së garës për kryetar konfiguroi edhe emrat që do ketë në cçdo degë. Mund ti duhen lëvizje të vogla plotësuese, por edhe LSi ka gati gjithçka nga baza në qendër dhe çdo ditë po zhvillon fushatë elektorale.

E vetmja larg fushatës duket opozita. Kjo e fundit nuk duket të ketë as ritmin dhe as përgatitjen e partive të mazhorancës. PD ka vetëm disa konferenca shtypi dhe kaq. Ende ska mbyllur procesin e organizimit. Çdo ditë ka vetëm dy konferenca shtypi dhe asgjë tjetër, pa haruar ndonjë status të Bashës nga zyra apo Hollanda.

Organizimi i PD është i paralizuar, asnjë përgatitje. Në shumicën e degëve “flihet” gjumë, nuk ka asnjë aktivitet, vetëm disa kryetarë që hapin dhe mbyllin vetë dyert e zyrave.

Organizimi dhe takimet në bazë janë haruar, për të mos folur për daljet publike. Degët duken apatike dhe në pritje të një liste më kandidatë apo drejtues për qarkun.

Basha pak kohë më parë deklaroi se koordinatorët e PD emëruar se fundi ishin vetëm për zgjedhjet në parti dhe jo për fushatën elektorale apo si kandidatë, pra PD ende ska drejtuesit apo kryesuesit e listës të saj në qarqe, pa shkuar me tej në plotësimin e saj, detyrat organizative të degës apo parapërgatitjen për një fushatë të ethshme.

Mazhoranca ka ndezur motorët PS çdo ditë janë në fushatë edhe kur bie dëborë, kur ka fatkeqësi natyrore, dështim dhe braktisje, humbjen e shpall fitore, LSI luan dhe intrigon me të dy palët ndërsa PD dhe opozita vazhdojnë me disa konferenca shtypi dhe statuse në rrjetet sociale, gjithçka sa për sy e faqe./Citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
3
Mos u martoni me …

Close