Mungesa e ujit dhe e shërbimeve për të pastrehët/ Qytetarët protestojnë para Bashkisë Durrës

Mungesa e ujit dhe e shërbimeve për të pastrehët/ Qytetarët protestojnë para Bashkisë Durrës

Me dhjetra qytetarë të Durrësit kanë protestuar përpara Bashkisë për mungesën e ujit të pijshëm dhe shërbimeve për të pastrehët.

Qytetarët theksuan se kanë një javë pa ujë. Sipas tyre, në raste të temperaturave të ulëta, Bashkia duhet të marrë masa për zgjidhjen e situatës.

Një tjetër kërkesë e qytetarëve ndaj Bashkisë janë mungesa e shërbimeve për të pastrehët. Sipas protestuesve, ata janë lënë në mëshirë të fatit deri në marrjen e jetës.

Gjithashtu, qytetarët kanë dënuar arrogancën e pushtetit lokal, që sipas tyre nuk mori mundimin për të sqaruar qytetarët në nevojë.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Vijon operacioni antidrogë/ Policia sekuestron 500 kg kanabis

Close