Presidenti Ivanov i dorëzon Gruevskit mandatin për formimin e qeverisë

ivanov-gruevski
Presidenti Ivanov i dorëzon Gruevskit mandatin për formimin e qeverisë

Presidenti Gjorge Ivanov i dorëzoi sot mandatin për formimin e qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, kryetar i partisë politike VMRO-DPMNE, bën të ditur kabineti i presidentit të Maqedonisë.

Afati kur presidenti Ivanov duhej t’ia besonte mandatin për formimin e qeverisë një kandidati të partisë, gjegjësisht partive të cilat fituan numrin më të madh të mandateve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar, ishte deri më sot.

Përbërja e nëntë parlamentare të Maqedonisë, e cila ka 120 të përzgjedhur të popullit, u konstituua më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Më së shumti deputetë ka koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51, Koalicioni i kryesuar nga LSDM ka 49 mandate, BDI 10, Besa 5, Aleanca e shqiptarëve 3 dhe PDSH 2. Në këtë përbërje parlamentare nuk ka të përzgjedhur të popullit nga diaspora për shkak të numrit të panevojshëm të votave të fituara.

BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, më 7 janar e publikuan platformën e përbashkët e cila do të jetë baza e tyre në negociatat për krijimin e qeverisë së re. Agjenda e përbashkët politike e tre partive parasheh barazi të plotë gjuhësore, gjegjësisht përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, barazi ekonomike, zgjidhjen e kontestit për emrin me përfshirjen e shqiptarëve në grupin punues për negociata të drejtpërdrejta me Greqinë, si dhe për integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
policia-e-shtetit-800x447_1
Rrezikonin jetën nga i ftohti/ Policia strehon 76 shtetas

Close