Recipetat ideale

13
Recipetat ideale

Te kesh gjoks te madh nuk do te thotë se mund te zgjedhësh çdo lloj recipete. Për t’u ndier rehat dhe për te qene edhe me joshëse duhet bere një seleksionim.

Fillimisht duhet te matni rrethin e kurrizit dhe pjesën e gjoksit për te gjetur saktësisht masën e duhur. Kur t’i vendosni shtrëngojini sa duhet ne mënyrë qe te ndiheni sa me rehat kur te lëvizni dhe te mos ju krijohen vija ne kurriz.

Format

Për sa i përket formës, çdo gjë varet nga efekti qe doni te krijoni, por me e mira është ta përshtatni atë edhe me formën e gjoksit.

Modelet me fortese dhe me tela iu përshtaten atyre qe kërkojnë mbajtje maksimale. Nëse zgjidhen me rripa te trashe do jene edhe me te rehatshme.

Modelet minimaliste janë me tërheqëse vizualisht dhe ne pamje duket sikur ulin volumin e madh.

Modelet me kupa vene me ne pah dekoltenë duke dhënë një pamje edhe me te bukur te gjoksit.

Ngjyrat

Nëse jeni bionde dhe keni lëkurë te bardhe zgjidhni tonet e ftohta si grija dhe bluja.

Brunet ezmere duhet te zgjedhin ngjyra me te ngrohta si ajo e kumbullës dhe bordoja.

E zeza ju shkon me shume femrave me lëkurë te zbardhur dhe flokë me refleks te kuq.

Nëse doni ta joshni edhe me shume partnerin tuaj mos ngurroni te zgjidhni recipeta me dantelle, qëndisje dhe transparence.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
shege
Çfarë përfitojmë nga lëngu i Shegës ?

Close