Spastrimi në PD/Edmond Spaho: Do shihet puna e secilit deputet, të rinjtë do dalin nga baza

edmond-spaho
Spastrimi në PD/Edmond Spaho: Do shihet puna e secilit deputet, të rinjtë do dalin nga baza

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho paralajmëron largim të deputetëve aktual demokratë në Parlament dhe zëvendësimin e tyre me të rinj. Në një intervistë për gazetën SOT, Spaho flet për iniciativat që janë bërë publike nga vetë kryetari Basha dhe ecuria që është shënuar. Një prej iniciativave të Partisë Demokratike është futja e një numri jo të vogël të të rinjve në grupin e ardhshëm parlamentar. Nënkryetari i Partisë Demokratike sqaron se përzgjedhja e të rinjve do të bazohet tek mbështetja që emra të caktuar do të marrin nga baza.

Ndërkaq, Spaho sqaron edhe mënyrën si do të largohen disa nga emrat e grupit aktual parlamentar i PD. Nënkryetari i PD shprehet se organet drejtuese të Partisë Demokratike do të vlerësojnë punën e secilit deputet dhe mbi këtë bazë do të vendoset nëse ata do të jenë apo nuk do të jenë në Parlamentin e pas zgjedhjeve të Qershorit. Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve të ardhshme, Spaho thekson se me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Ai thekson se në zgjedhje duhet të shkohet me qeveri teknike që do të krijohet vetëm për administrimin e zgjedhjeve. Ndërkohë, nënkryetari i PD paralajmëron që nëse zgjedhjet nuk do të jenë me standarde, vendi do të shkojë në destabilitet politik. Sipas Spahos këtë situatë e kanë parashikuar jo vetëm demokratët por edhe deputetë të tjerë dhe opinionbërësit. Spaho shpjegon edhe strategjinë që do të ndjek PD për të dalë forca e parë në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
shtypi
Shtypi i ditës

Close