Taulant Balla publikon provat/ Ja roli i Nuel Kalaj në privatizimin e OSSH

komisioni-cez
Taulant Balla publikon provat/ Ja roli i Nuel Kalaj në privatizimin e OSSH

Kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen CEZ, Taulant Balla, ka publikuar sot disa dokumente në lidhje me rolin e Nuel Kalaj në privatizimin OSSH.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se dokumentet e mëposhtme dëshmojnë qarte rolin qe ka luajtur Neul Kalaj. Ai shpehet se nga e-mailet e mëposhtme kuptohet lidhja e Kalaj me te birin e Kryeministrit te asaj kohe Sali Berishes.

Postimi i Ballës

Dje Komisioni Hetimor Parlamentar per hetimin e privatizimit te OSSH nga kompania CEZ u njoh me disa prova te rendesishme lidhur me nje person te quajtur Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas deshmive te deritanishme ka qene “sekseri” i marteses se qeverise shqiptare te asaj kohe te drejtuar nga Sali Berisha me kompanine CEZ. Komisioni ka administruar nga nje banke e novelit te dyte disa llogari bankare te Nue Kalaj i cili ka marre nga CEZ transferta bankare disa milione euro. Keto shuma me pas i ka terhequr cash me 16 qershor 2009, vetem pak dite para zgjedhjeve te vitit 2009. Gjithashtu Komisioni ka kerkuar informacione shtese nga banka, por edhe nga banka te tjera, pse CEZ i ka bere keto transferta tek ky individ dhe ku i ka cuar parate cash Nue Kalaj.

Per Nuel (Nue) Kalaj ne deshmine e deshmitarit Romeo Karra ne Komisionin Hetimor rezulton te kete qene edhe ndermjetesi i kontakteve dhe bisedave ndermjet Qeverise shqiptare dhe kompanise CEZ.

Sot po publikojme nje nder shume provat e pakontestueshme, e cila deshmon qarte rolin qe ka luajtur Neul Kalaj. Ai ka qene i lidhur me te birin e Kryeministrit te asaj kohe Sali Berishes. Kjo kuptohet qarte ne kete e-mail ku drejtori cek ne Shqiperi, Josef Hejsek i thote n/drejtorit te CEZ-IT ne Prage Tomas Pleskac, se do ta priste bashku me Nuelin ne aeroport ne sallonin VIP. Hejseku thote gjithashtu se sipas Nuelit, takimi me te birin do ta shtyjme per neser pas ardhjes se Kryeministrit. Pra kuptohet qe Tomas Pleskac (n/drejtori i CEZ-it ne Prage) se bashku me Hejsekun dhe te tjere jane takuar me Kryeministrin dhe pastaj me te birin e tij.

Sot nuk po bej asnje pyetje. Pyetjet do t’i behen ne komsion hetimor dhe me pas.

Hetimi parlamentar vazhdon.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
15991419_10211288144501412_1036746290_o
(FOTOT) Korçë – Kapshticë mbulohet nga akulli/ Nuk pastrohet

Close