Të enjten ankandi i obligacioneve 10 vjeçare/ Në shitje 3 miliardë lekë

obligacione4_opt
Të enjten ankandi i obligacioneve 10 vjeçare/ Në shitje 3 miliardë lekë

Ministria e Financave organizon të enjten një emetim të ri të obligacioneve 10-vjeçare, për një shumë totale të shpallur prej 3 miliardë lekësh.

Obligacionet 10 vjeçare janë instrumenti më afatgjatë i huamarrjes publike. Në ankandin e fundit për këto instrumente, që u zhvillua në tetor të vitit 2016, kuponi ose interesi mesatar i obligacioneve 10 vjeçare ishte 6.7%.

Një kthim i këtyre niveleve është sigurisht mjaft tërheqës, në një periudhë kur normat e interesit në tregjet financiare janë në vlerat më të ulëta historike. Interesat e instrumenteve të borxhit qeveritar kanë regjistruar një tendencë rritëse në tremujorin e katërt të 2016-ës.

Interesat e obligacioneve 10 vjeçare pësuan rënie deri në 5.8 % në muajin korrik, ndërsa në tetor ju kthyen sërish rritjes, në nivelin 6.7 %.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
genjeshtras
9 mënyra të lehta si të dalloni një gënjështar

Close