Të vishesh me stil në dimër

12
Të vishesh me stil në dimër

Ulja e temperaturave dhe bora e bëjnë shumë të vështirë që njerëzit të vishen në mënyrë elegante dhe bukur. Pjesa më e madhe tyre tentojnë që të vishen shumë trashë për të shpëtuar nga i ftohti, por përfundimi është se ato nuk do të ndihen komod dhe nuk do të lëvizin lirshëm gjatë ditës.

Ja disa ide të bukura si të visheni plot stil dhe në të njëjtën kohë të qëndroni ngrohtë dhe komode edhe kur temperaturat shënojnë nën zero gradë.

1-Golf leshi i zi + xhinse të zeza + çizme të gjata mbi gju.

Veshja tërësisht e zezë do të nxjerrë në pah çizmet dhe pallton që do të vishni. Kjo veshje jo vetëm ju tregon elegante dhe me stil, por do t’ju mbajë ngrohtë nga temperaturat e ulëta.

2-Xhaketë lëkure e zezë + xhinse të zeza + çizme bore të shkurtra.

Sipër xhaketës mund të hidhni një pallto sipër, ndërsa çizmet e shkurtra më mirë zëvendësojini me ato të dëborës këto ditë të ftohta dhe ngricash.

3-Streçe + Golf i gjatë prej leshi me rrip në mes + pelerinë stofi + çizme të shkurtra.

Vendosni një rrip në mes të pulovrës me jakë golf për tu dukur më elegante dhe e bukur si dhe vishni sipër një pelerinë të ngrohtë prej stofi. Kjo është një veshje e ngrohtë dhe shumë praktike e komode.

4-Pulovër me krahë të fryrë + xhinse të ngushta

Kjo është një veshje moderne, ku trendi i 2017 shfaqet në mëngët e fryra të pulovrës prej leshi ose Kashmiri. Kombinojeni atë me një palë xhinse të ngushta dhe sipër vishni një pallto të ngrohtë. Kjo është një veshje shumë moderne dhe e bukur për punë apo takime me rëndësi në dimër.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
terry
Chelsea/ Terry huazohet së shpejti?

Close