Video/ Ambulanca bllokon rrugën pranë Bashkisë Korçë

ambulanca111
Video/ Ambulanca bllokon rrugën pranë Bashkisë Korçë

Një autoambulancë është bllokuar sot në qytetin e Korçës për shkak të ngricave në rrugë.

Sic shihet edhe nga video e mëposhtme, ambulanca ka ngecur në rrugën pranë Bashkisë së Korçës, duke krijuar bllokimin e trafikut.

Drejtuesit e mjetit kanë zbritur për ta shtyrë, por ambulanca sërish ka mbetur në vend. Kjo ka detyruar mjetet e tjera të devijojnë nga rruga dhe të futen në dëborë për të vazhduar qarkullimin.

Citynews ka denoncuar disa herë praninë e akullit në rrugë dhe trotuaret e Korçës. Bashkia Korçë dhe kompanitë janë shprehur se kanë kriposur akset me prani të akullit, por duket se masat e marra nuk kanë dhënë efekt.

Këtë e tregon mjaft mirë video e mëposhtme, ku për shkak të akullit autoambulanca e Korçës është bllokuar./Citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
reshje-debore
Moti i keq/ Ja situata e akseve rrugore

Close