Vijon operacioni antidrogë/ Policia sekuestron 500 kg kanabis

Vijon operacioni antidrogë/ Policia sekuestron 500 kg kanabis

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane kanë sekuestruar 1.9 ton drogë, e cila po transportohej me skaf nga Shqipëria në brigjet e Italisë. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy shtetas, një shqiptar dhe një italian.

Burime nga policia bëjnë me dije se në vijim të operacionit rreth orës 13:30, Delta Forcë gjatë kontrollit të ushtruar pas Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Dafinës”, ka konstatuar dhe sekuestruar 17 pako të mëdha me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, rreth 500 kilogramë.

Lënda narkotike është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues të Delta Forcë, ku dhe do kryhet peshimi i saj.

Po kryhen veprimet e mëtejshme nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Vishu bukur me …

Close