Nga Elvi FUNDO/A na duhet një bandit President?!

Edi-Rama-Ilir-Meta1-620x441
Nga Elvi FUNDO/A na duhet një bandit President?!

PS dhe LSI, pra mazhorancat e Rilindjes, sot u rikthyen në skenarin e pranverës të vitit 2013. Ashtu siç raportuan mediat në atë kohë, Rama-Meta përfunduan zbatimin e pazarit të tyre politik në tavolinën plot me ngjala, kur i uli Nar Koka.

Ili Meta, do jetë zyrtarisht kandidat për President dhe ai nesër mund të jetë zyrtarisht Presidenti i shqiptarëve LSI-stë. Por kursesi nuk mund të jetë Presidenti i të gjithë shqiptarëve.

Ilir Meta do jetë bandit presidenti i Shqipërisë. 

Për këtë skam nevojë për dëshmitarë, për këtë kam besuar dhe vazhdoj të besoj ata që e kanë vlerësuar Ilir Metën përpara meje.

Sali Berisha e ka dencuar për vjedhjen e floririt në Krrabë, e ka quajtur bandit, vrasës dhe kriminel njeriun që do e kemi President të republikës. Po a mund të jetë Meta president i Berishës?

Edi Rama e ka quajtur videon Meta-Prifti provë të korrupsionit të qeverisë, ku Meta ishte zv/kryeministër.  Ilir floriri ishte skenari i hajdutërisë apo hajduti i kapur i gjallë.

Po a mund të jetë Meta president i Ramës?

Lulzim Basha ka shpresuar shumë prej Metës, shpesh flitet për flirt midis tyre. Po a mund të jetë Ilir Meta president i Lulzim Bashës?

Fiks Fare publikoi një video skandal ku Ilir Meta shfaqej në një pazar të ndyrë, video që Filip Çakuli me kurajo e transmetoi. Jo Fililipi, por videoja u përdor që Meta të bashkohej me Ramën dhe të vazhdonte të ishte po ai i videos, ndoshta edhe më shumë me Ramën. 

Gazeta TemA në kohën e videos Meta- Prifti hapej thjesht me fjalën: HAJDUT. Po a mund të jetë Meta president HAJDUT?

Asnjë besoj nuk e do Ilirin president, sepse atë e njohin, por njohin edhe Metën e vërtetë. Politika dhe ndyrësia e saj e do. 

Kush mund të ketë tjetër mendim për Ilir Metën? Askush veç shumë hajdutëve që e admirojnë pse ai ka mundur të vjedhë aq shumë.

Por Ilir Meta nesër do zgjidhet president i Shqipërisë,  dhe na ngelet të themi atë që kanë thënë shumë gazetarë, kolegë, miq e politikanë. Ilir Meta është hajdut, por i pafajshëm, gjithsesi u zgjodh President i Republikës.

President Shqipëria ndoshta do ketë atë që meriton dhe Edi Rama po ju jep të gjithëvë, atyre që ka pas dhe atyre që nuk e duan, atë çfarë meritojnë. Ilir Metën President.

Ai thjesht dhe vetëm do të jetë Ilir Meta Presidenti i Shqipërisë, ose thjesht BANDITI PRESIDENT./ Citynews

  1. 👍👍👍👍

    Reply

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
KUVENDI-PRO_0
Zëri i Amerikës: Kuvendi kapërcen pa kandidat raundin e tretë për Presidentin

Close