E bujshme në Gjermani / Një femër zyrtarisht gjyqtare në ligën elitare

E bujshme në Gjermani / Një femër zyrtarisht gjyqtare në ligën elitare

Vështirë se do të ndodhë ndokund tjetër, por në Gjermani po!

Duke nisur nga sezoni tjetër, për herë të parë në histori, një femër do të arbitrojë ndeshjet e kampionatit elitar gjerman. E përzgjedhura quhet Bibiana Steinhaus. 38-vjeçarja, duke folur në sajtin zyrtar të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), u shpreh e lumtur për vendimin: “Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe unë jam shumë e lumtur që u realizua tani”.

Deri të shtunën, Steinhaus do të vijojë të jetë gjyqtare e katërt, kurse vitin tjetër e pret detyra më e vështirë. Ne i urojmë fat!

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Lajm i madh te kombëtarja / Ja kush do të rikthehet me urdhër të trajnerit De Biasi

Close