Fahri Balliu orakulli i politikës, historisë dhe sportit!

Fahri Balliu orakulli i politikës, historisë dhe sportit!

Në disa dalje të fundit mediatike, botuesi i gazetës 55, Fahri Balliu, shpesh i akuzuar në media si ish-sigurims, por një mik i afërt i Ilir Metës, ka pasur disa sqarime dhe teza të tij në lidhje me siutatën e krijuar në vend.

Fahri Balliu nuk ka kursyer as ndërkombëtarët, duke thënë se përfaqësuesit e BE dhe SHBA dështuan në Maqedoni. Në fakt, dje Presidenti Ivanov ngarkoi liderin e opozitës, Zaev, për formimin e qeverisë.
Fahriu tha se ndërkombëtarët dështuan edhe në Shqipëri. Negociatorët evropianë ishin të paaftë, sipas tij. Në fakt, mbrëmë Rama dhe Basha u ulën bashkë dhe gjetën zgjidhjen mbi paketën e ofruar nga evropianët.

Orakulli politik dhe historik duket se ka filluar të flasë çudira ose kodra pas bregut. Çdo gjë që thotë ai ka vetëm një garanci: “E kundërta është gjithmonë e vërtetë”. Tani kompanitë e basteve janë në një hall të madh, sepse presin parashikimin e Fahriut për ndeshjen Real-Juve dhe duke ditur që lojtarët mund të luajnë në të kundërtën kanë hall se do të humbin miliona nga bastet. Është e lehtë fare: Për të mësuar kampionin e Champions, duhet të pyesim Fahriun, ndeshjen e fiton ekipi kundërshtar i Fahriut./Satirë

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Kapen hajdutët e lopëve në Vlorë/Si bashkëpunuan mes tyre

Close