Gjici më emocional se kurrë / “Kjo është ndeshja e 5 viteve, kuksianët janë …”

Gjici më emocional se kurrë / “Kjo është ndeshja e 5 viteve, kuksianët janë …”

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, po e pret me padurim titullin kampion, diçka për të cilën ka investuar fort prej disa sezonesh. Duke folur për Supersportin në prag të ndeshjes kundër Skënderbeut, numri 1 i klubit verilindor ka shprehur më hapur se kurrë emisionet e tij.

“Është ndeshje e 5 viteve të fundit, jo thjesht e sezonit. Kemi 5 vite që e kërkojmë këtë titull dhe besoj se nesër do të jetë dita e suksesit të ëndërruar. Do të jetë një ndeshje e fortë, me një ekip shumë të fortë si Skënderbeu, që vjen nga shumë vite rresht kampion, ndaj duhet respektuar. Megjithatë, them se ka ardhur dita që pas 5 vitesh ta ngremë ne trofeun”, – tha Gjici.

“Ne duam fitoren. Duam ta ngremë trofeun në Kukës, kemi 34 javë që nuk njohim humbje dhe tashmë jemi gati të festojmë. Do të jetë një ndeshje fair-play, e fortë, kuksianët janë gati të festojnë. Skënderbeu dhe Takaj duan titullin, gjithashtu, por nuk do ta kenë të lehtë këtu. Jemi përgatitur shumë dhe uroj të jetë edhe fati me ne”, – shtoi ai.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Pazaret e dy netëve më parë sollën qeverinë Rama-Meta-Berisha/Ta dënojmë me votë!

Close