Kisha ortodokse sërbe kundër Kryeministres lesbike

Kisha ortodokse sërbe kundër Kryeministres lesbike

Kisha ortodokse serbe kundërshton emërimin e mundshëm të politikanes Ana Bërnabiç në postin e kryeministres së Serbisë. Arsyeja? Bërnabiç është lesbike, shkruan në një publikim të ditës së sotme e përditëshmja maqedonase“ Koha”.

Sipas saj, Ana Bërnabiç është një politikane teknokrate serbe. Ka punuar për disa organizata ndërkombëtare, mes tyre edhe USAID, andaj disa e quajnë edhe “njeri të amerikanëve”. Në qeverinë e kryeministrit Vuçiç ajo që nga viti 2016 është ministre e administratës shtetërore dhe lokale. Detyrë e saj ka qenë të funksionalizojë dhe racionalizojë administratën shtetërore në Serbi.

Kisha ortodokse serbe, sipas gazetës “Blic”, do të mobilizohet kundër Bërnabiç për shkak të orientimit të saj seksual. Ajo është ministrja e parë në historinë e Serbisë që hapur ka pranuar se është lesbike.

Ditëve të fundit në Beograd është spekuluar se Bërnabiç mund të jetë Kryeministre e Serbisë si pasuese e Aleksandër Vuçiçit, i cili më 31 maj do të marrë postin e presidentit të shtetit. Sipas “Blic”, prijësit fetarë në çdo takim me qeveritarët serbë theksojnë se për ta do të ishte e papranueshme nëse një lesbike të bëhej kryeministre. Krahas Ana Bërnabiç, kandidatë të mundshëm për postin e kryeministrit konsiderohen edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç dhe ai i Drejtësisë, Nikola Selakoviç.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Artan Hoxha publikon foton/ Kë la jetim largimi i çadrës!

Close