Kundër korrupsionit dhe krimit/ LDK koalicion paszgjedhor me VetëVendosjen

Kundër korrupsionit dhe krimit/ LDK koalicion paszgjedhor me VetëVendosjen

Një koalicion në mes Lidhjes Demokratike dhe lëvisjes VetëVendosja është i mundur të ndodhë pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Të dy palët janë të hapura për një koalicion të tillë, duke bërë kështu që “komandantëve” të koalicionit PDK, AAK dhe Nisma ti jepet grusht i fortë, pasi që tani kanë nisur ta konsiderojnë vetën fitues të zgjedhjeve.

I prononcuar rretj kësaj teme,Blerim Burjani, analist politik në një prononcim për Bota sot ka thënë se një koalicion LDK-VetëVendosje do të ishte shpëtim për vendin.

“Do te ishte ndoshta shpëtim për respektim të rendit dhe ligjit dhe ndaljes se korrupsionit dhe funksionimit të shtetit, në kuptimin e respektimit të rendit dhe ligjit.  Nuk është ndonjë bashkëpunim i përkryer, por më shumë mangësi, sidoqoftë, LDK ka kuadro të shumtë profesional dhe ne rrethana të tilla mund të ishte një relaksim kur dihet se pritet që gjykata speciale të veproj mund të atakojë persona të shumte të PDK-së dhe tjerëve”, ka thënë Burjani, duke shtuar se duhet me gjet një formulë funksionale deri në zgjedhje të reja.

Ndërkaq LDK thotë sevazhdon të jetë e hapur për Lëvizjen VetëVendosja.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka një koalicion më të cilin është fitues i zgjedhjeve dhe natyrisht se LDK është e hapur për Vetëvendosjen. Konsideroj se Vetëvendosja duhet të reflektoj ,por megjithatë qysh do qoftë ne jemi fitues. Normalisht se pas zgjedhjeve i shikojmë mundësitë sepse edhe Vetëvendosja do të jetë një parti dhe se nëse arrimë ti harmonizojmë programet dhe qëllimet për shtetin ne do të jemi bashkë” ka deklaruar Besa Gaxherri, përfaqësuese e LDK. Gjithsesi edhe nëse kjo do të ndodhë ka një hendek që vështirë se i lejon të dy këto forca politike të definojnë dhe ky është kryeministri. Kush do të jetë Albin Kurti i shpallur si i tillë nga VV apo Avdullah Hoti kandidati i shpallur nga LDK. Mundësinë për bashkëpunim me VV-në, pas zgjedhjeve, e ka lënë të hapur edhe kryeministri Isa Mustafa, kur thotë:”“Proceset mbeten të hapura pasi të bëhen zgjedhjet Në këtë proces e kemi koalicionin e deritashëm”. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
*Nga Kastriot MYFTARAJ/Pse Edi Rama i fali PD-së më shumë pushtet se Ramiz Alia në 1991

Close