Lajm i madh te kombëtarja / Ja kush do të rikthehet me urdhër të trajnerit De Biasi

Lajm i madh te kombëtarja / Ja kush do të rikthehet me urdhër të trajnerit De Biasi

Ky po që është një lajm i mirë! Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biassi, duket se nuk mban mërira. Ai po e konsideron mesfushorin Ergys Kaçe për ndeshjet e muajit të ardhshëm, më 4 qershor në Luksemburg e më 11 qershor në Izrael.

Kaçe mungon në kombëtare prej tetorit 2016, në ndeshjen me Luksemburgun, ku pati edhe mosmarrëveshje me italianin.

Ky i fundit, gjithsesi, me sa duket e ka vënë re ecurinë e mirë të lojtarit te PAOK-u, aq sa fundjavën e shkuar në ndeshjen delikate kundër Panathinaikosit e nisi në formacion, ndërsa në ndeshjen mbyllëse të sezonit të rregullt gjeti edhe golin.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
BE sjell përgjigjet e dekriminalizimit/E vërteta për 5 deputetë dhe 3 kryebashkiakë

Close