Marrëveshja Rama-Basha/Ja cila nga partitë e opozitës dëmtohet

basha-me-aleatet
Marrëveshja Rama-Basha/Ja cila nga partitë e opozitës dëmtohet

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dje u dhanë shqiptarëve një marrëveshje politike dhe rikthyen stabilitetin politik në vend. Por kjo lëvizje e dy partive të mëdha duket se do të ketë jo pak pasoja për subjektet e vogla politike, disa prej tyre u goditen edhe padrejtësisht.

Të gjithë aleatët e PD, në të gjithë Shqipërinë, nuk mund të siguronin dot të vetëm një mandat, përjashto Partinë Agrare të Agron Dukës. Partitë e vogla të opozitës nuk kanë favoret apo përfitimet që kanë partitë e vogla e të mazhorancës, pra autoritetin e pushtetit, apo përfitimet e tij, prandaj e kanë shumë të vështirë dhe thuajse të pamundur që të sigurojnë një numër të konsiderueshëm votash.

E vetmja forcë politike, e strukturuar dhe që kishte pritshmëri për të kapur tre apo katër mandate ishte Partia Agrare e Agron Dukës. Duka ka fituar vetë drejtëpërdrejt si kandidat për deputet nga Partia Socialiste, ka fituar si përfaqësues i Partisë Republikane me rreth 11 mijë vota dhe tashmë ka një parti të strukturuar dhe pritshmëritë ishin mjaft të larta.

Marrëveshja Rama-Basha, nuk u siguron partive të vogla aleate koalicionin. Prandaj kreu demokrat në takimin e sotëm u ofroi aleatëve të tij një vend të sigurt në listat e Partisë Demokratike, pra të gjithë aleatët do të fitojnë  nga një mandat deputeti, kështu edhe vetë PAA e Agron Dukës, e cila fatkeqësisht nga 3-4 mandate, do të ketë një të vetëm.

Ky është rasti ku duket qartë se marrëveshja e të mëdhenjve dëmton të vegjlit të cilët, në jo pak raste kanë qenë përfitues, por në rastin e Agron Dukës dhe Partisë Agrare Ambientaliste, e vërteta është krejt ndryshe, është kjo forcë që dëmtohet nga të mëdhenjtë dhe i madhi përfiton në kurrizin e saj./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
bukurosh_stafa_19258
Prangoset vëllai i ish-deputetit të PS/Për çfarë akuzohet biznesmeni i njohur

Close