Peleshi flet nga Korça/Çfarë fitoi Shqipëria nga pakti Rama-Basha

Peleshi flet nga Korça/Çfarë fitoi Shqipëria nga pakti Rama-Basha

Nga qyteti juglindor i Korçës, ku PS po zhvillon një takim me vajzat dhe gratë, zv/kryeministri ende në detyrë, Niko Peleshi, foli për fitoret e Shqipërisë par marrëveshjes Rama-Basha, të arritur një ditë më parë për zgjidhjen e krizës politike.

Peleshi tha se Shqipëria kafituar një betejë, ka bërë hapin e parë drejt një Shqipërie tjetër, ku drejtësia bën drejtësi.

Sipas tij, sot Shqipëria ka hyrë në kursin e të nesërmes dhe nuk lëngon më nga tranzicioni.

“Shqipëria sot ka fituar një betejë, ka bërë hapin e parë drejt një Shqipërie tjetër, ku drejtësia bën drejtësi. Larg asaj që e mbante këtë vend në kthetrat e një tranzicioni, Shqipëria lëngonte në tranzicion, sepse ishte e padrejtë. Sot, për shkak të Edi Ramës, Shqipëria ka hyrë në kursin e Shqipërisë së të nesërmes. Sot politika shqiptare është më e emancipuar”, deklaroi Peleshi./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Peleshi iu përgjigjet të hidhëruarve nga pakti Rama-Basha/S’na intereson pushteti

Close