Prangoset vëllai i ish-deputetit të PS/Për çfarë akuzohet biznesmeni i njohur

Prangoset vëllai i ish-deputetit të PS/Për çfarë akuzohet biznesmeni i njohur

Policia e Elbasanit ka arrestuar një ndër biznesmenët më të njohur në këtë qytet. Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Edmond Stafa, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Stafa është pronar i hotel bar restorant Skampini, një ndër hotelet më të njohur në Elbasan, që ndodhet në zonën e Kalasë. Biznesmeni 51-vjeçar, i cili u prangos në ambientet e lokalit të tij, është vëllai i ish-deutetit socialist në Elbasan, Bukurosh Stafa.

Ai është dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga Gjykata e Bergamos në Itali, ndërsa pritet ekstradimi i tij.

Ndërkohë, burime i thanë CityNews se vetëm dy ditë më parë kryeministrit Edi Rama zhvilloi takimin electoral në zonën ku vëllai i deputetit të PS ka hotelin, pra te Kalaja./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Rama-Basha vodhën idenë e Ilir Metës?!/Si e quajti marrëveshjen Presidenti i ri

Close