Pronarë mediash trafikantë droge/Rakipi: Kanë ndërruar emër e mbiemër

Pronarë mediash trafikantë droge/Rakipi: Kanë ndërruar emër e mbiemër

Moderatori Ylli Rakipi ka bërë një deklaratë të fortë, mbrëmjen e kaluar, gjatë transmetimit të emisionit të tij “Të paekspozuar”, në News 24.

Rakipi foli për dekriminalizimin e institucioneve, duke thënë se nuk është i mjaftueshëm. Ai deklaroi se duhet dekriminalizimi i gjithë shoqërisë, përfshirë këtu edhe mediat. Sipas tij, ka media me frymë oligarkike, madje edhe të kriminalizuara.

Moderatori shkon edhe më tej, teksa shprehet se në vend ka dhe pronarë mediash, të cilët kanë ndërruar emrin dhe mbiemrin, pasi kanë përfaqësuar tregje droge dhe dënime të rëndësishme jashtë vendit.

“Thuhet se në Shqipëri nuk është i mjaftueshmë vetëm dekriminalizimi i institucioneve, por i gjithë shoqërisë. Por edhe i institucioneve t’i marrim konkretisht. Media për shembull ka një frymë oligarkike, por edhe shpesh të kriminalizuar. Kemi sektorë të kriminalizuar të medias, kemi pronarë, të cilët kanë ndërruar emrin dhe mbiemrin dhe sot shfaqen si njerëz të rëndësishëm të fushës mediatike shqiptare, kur kanë përfaqësuar tregje droge, dënime të rëndësishme jashtë vendit”, deklaroi Rakipi./CityNews

  1. Shume njerez ne Shqiperi ,midis tyre edhe Ylli. bejne sikur harrojne se cilet kane qene dhe cilet jane realisht apo aktualisht! Gazeta Albania ashtu si Koha jane e Nik Lesit kane marre me qindra mijera marka nga berisha nepermjet Qeverise Kosovare te Bukoshit qe fijet ja komandonte Berisha! Se me ke i kane ndare nuk do shume mend! Edhe sot mercenari Ylli bashke me “analistet” antishqiptare Lubo dhe Bushati,apo Lubonjat dhe Kapot .jane bere bere bashke per te na treguar se Berisha eshte i keq ,sepse kaa vrare,por Rama eshte me i keq dhe kriminel, sepse e ka mbushur vendin me kanabis apo u jep pronareve te mediave leje pallatesh dhe atyre jo! Kujtoni Shkullakun! Ylli ka qene ne zyren e Berishes kur Azemi eshte vrare! A eshte koha pas zgjedhjeve …?

    Reply

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Peleshi flet nga Korça/Çfarë fitoi Shqipëria nga pakti Rama-Basha

Close