Rama tregon sekretin e takimit me Bashën

Rama tregon sekretin e takimit me Bashën

Nga Korça, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qytetit juglindor, kryeministri Edi Rama zbuloi detaje të reja të marrëveshjes së arritur me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Rama tha se do të vijojë takimet institucionale me Bashën dhe se kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Këta të fundit, sipas kryeministrit, do të vijnë vetëm për të vlerësuar punën e bërë.

Më tej, ai shtoi se ndonëse është kundërshtarë me Bashën, që të dy janë përfaqësues të këtij populli ndaj dhe do kenë kontakte.

“Do kemi një takim institucional me kreun e opozitës. Shqiptarët e kanë pritur këtë. Nuk kanë pse të vijnë ndërkombëtarët të na shohin, do jenë takime zyrtare. Ata duhet të vijnë tani për të na vlerësuar për punën tonë. Unë do të kem takime institucionale me Bashën. Gjëja më e rëndësishme e marrëveshjes është ekzistenca e një dialogu pozitë-opozitë. Unë dhe Basha jemi kundërshtarë, por përfaqësues të këtij populli dhe do kemi kontakte”, deklaroi kryeministri./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Gjermania, një milion vënde të lira pune, tre milion kërkesa

Close