Rama zbulon arsyen/Pse bëra marrëveshje me Bashën

Rama zbulon arsyen/Pse bëra marrëveshje me Bashën

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me gra dhe vajza në qytetin e Korçës. Në fjalën e tij, kryeministri Rama u ndal dhe te marrëveshja e një dite me parë me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai tha se e donte opozitën në zgjedhje për ta mundur. Sipas tij, zgjedhjet do të mbaheshin dhe pa PD, por nuk kishte asnjë shije që PS të fitonte pa ata.

“Ata u futën në çadër, sepse kishin frikë nga Vettingu. Ata kishin frikë dhe nga reforma kushtetuese, ndaj e votuam në momentet e fundit. Por, nuk ka frikë që mund ta mbajë peng një amanet, të cilit i ka ardhur koha. Ne i donim ata në zgjedhje, patjetër, sepse ne duam t’i mundim. Nuk kishte asnjë shije që ne do të fitonim pa ata, edhe pse do të bënim zgjedhje, kjo nuk diskutohet. Ishin ata që na pengonin ne të bënim zgjedhje”, tha Rama./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Zbulohen emrat/Kush janë kandidatët e mundshëm të ​opozitës për ministra teknikë

Close