Sa ia shiti Artur Zheji “Kryeshefit” rubrikën satirike “Syri magjik”?

Sa ia shiti Artur Zheji “Kryeshefit” rubrikën satirike “Syri magjik”?

Ky artikull, mëgjithëse është shkruar në gjuhë satirike, nuk është satirë letrare, pra fiction, por është non-fiction dhe bazohet në fakte reale dhe tregon për veprime reale që i kanë kryer personat realë që përmenden këtu.

Në maj të vitit 2016 Artur Zheji nisi në portalin e tij 360 gradë një rubrikë satirike me titull “Syri magjik”, ku personazhi kryesor ishte kryeministri Rama, i quajtur herë-herë “kryeministri”, por më shumë “Kryeshefi”. Titujt ishin shumë ironikë dhe djegës për Edi Ramën. Sa për të përmendur vetëm disa:

1)”Rrobaqepësit e Kryeministrit nuk pushojnë as në gusht”

2)”Kryeshefi thurr plane me Tonsy Blersin kundër Ilir Metës”

3)”Tërbohet kryeshefi për fotot e ambulancës dhe mediat e poshtra”

4)”Kryeshefi debaton me popullin dhe qentë që lehin”

5)”Kryeshefi mbledh oborrtarët e pushtetit”

6)”Debati i zjarrtë për kaspllëkun, Kryeshefi merr vendim”

7)”Kryeshefi bisedon gjatë me Henryn dhe bën masazh”

8)”Kryeshefi fiton Peshkopinë dhe lag buzët me Dom Perignon Rose”

9)”Kryeshefi ha petulla dhe këput mufka”

10)”Kryeshefi flet me fantazmën e Ardian Klausit dhe qan”

11)”Kryeshefi takon Henryn dhe bisedon për Lulyn e Opozitës”

12)”Kryeshefi flet për luftën me Greqinë dhe mobilizon divizionet”

13)”Kryeshefi mëson rusisht për një bisedë të ardhme me Putinin”

14)”Uniforma ushtarake që Kryeshefi porosit në Paris”zhejii

Artur Zheji e ndërpreu befas rubrikën e tij satirike në muajin shkurt të këtij viti. Satira e fundit e tij ishte ajo me titull “Kryeshefin e tremb vdekja”, e botuar në 9 shkurt 2017.

Zheji nuk ka dhënë asnjë shpjegim përse e ka ndërprerë rubrikën e tij satirike. Por ndërprerja e kësaj rubrike, e cila kishte nisur ta shqetësonte Edi Ramën, koincidoi me faktin që dy biznesmenë të mëdhenj socialist paguan borxhet e bixhozit të Zhejit, për periudhën që nga koha kur u largua nga posti i drejtorit të ATSH-së deri në shkurt. Satira e Zhejit “Kryeshefin e tremb vdekja” e tronditi Edi Ramën, i cili vendosi t’ ia heqë Zhejit nga dora këtë gjilpërë me të cilën e shponte vazhdimisht.

Tani pritet që rubrika e Zhejit të hapet përsëri pasi të rriten borxhet e tij të bixhozit deri në atë pikë sa pronarët e kazinove të mos ia tolerojnë më. Kuptohet në rast se Edi Rama nuk tregohet i vëmendshëm dhe këtë herë kujdeset që t’ ia paguajë borxhet ish-mikut të vjetër që para se ai ta shpojë me gjilpërën e tij satirike.

Për homazh ndaj rubrikës satirike simpatike “Syri Magjik” mund të bëjmë një satirë të fundit me titull “Kryeshefi takon Zhejsin dhe i ble syrin magjik”.

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Kisha ortodokse sërbe kundër Kryeministres lesbike

Close