Trazirat në Kuvend/ Gazetarët e rrahur do dëshmojnë në Prokurori

Trazirat në Kuvend/ Gazetarët e rrahur do dëshmojnë në Prokurori

Prokuroria  po vijon hetimin e trazirave të shkaktuara nga grupet e huliganëve që sulmuan Kuvendin e Maqedonisë, ku pasi u sulmua godina dhe u shpërthyen dyert sulmuesit u futën në sallën ku zhvillohen seancat plenare duke dhunuar deputetët e  gjendur në të, por më pas edhe grupin e gazetarëve që raportonin nga vendi i ngjarjes.

Kur kanë kaluar javë nga ngjarja, midis dëshmitarëve të tjerë, Prokuroria Themelore Publike ka thirrur për të dëshmuar edhe gazetarët e portalit “A1on”, Aleksandar Todevski dhe Vllatko Zhellçeski, të cilët, sikurse raporton “Tetova sot” u rrahën dhunshëm gjatë protestë së inicuar nga nisma ”Për Maqedoni të Përbashkët”. Gazetarët thonë se presin që rasti të zbardhet dhe dhunuesit e tyre të dënohen ashtu siç e meritojnë, sepse kanë sulmuar njerëz të qenë në krye të detyrës së tyre profesionale./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Ish-deputeti i PS s’ka dyshime/Në shtator koalicioni PS-PD

Close