Zbulohen emrat/Kush janë kandidatët e mundshëm të ​opozitës për ministra teknikë

Zbulohen emrat/Kush janë kandidatët e mundshëm të ​opozitës për ministra teknikë

Caktohen emrat që do të zëvëndësojnë postet ministrore dhe drejtorëve që Rama lëshoi në bazë të marrëveshjes me Bashën.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se lista me emrat e ministrave të rinj është gatidhe do të bëhen publik së shpejti.

Emrat do të votohen në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që do të mblidhet ose të hënën ose të enjten e ardhshme.

Duket se Basha dhe Rama kanë pasur një dakortësi që ditën e djeshme pasi listat tashmë janë hartuar me emrat përkatës. PD ia ka dorëzuar kryeministrit Rama.

Sipas marrëveshjes Rama-Basha, ikin 6 ministra aktuale, vijne 6 ministra teknike si dhe 5 drejtorë.

Pritet që shkarkimi i 6 ministrave, zv/kryeministrit e drejtorëve aktualë të bëhet së shpejti.

Emrat e përfolur për emërimet
Sipas informacioneve ende jo zyrtare, ja disa nga kandidatët e mundshëm për emërimet në qeverinë e re, të propozuar nga opozita:

Ministria e Brendshme: Fatmir Hamuli, Ivzi Biçaku

Ministria e Arsimit: Ardjan Marashi, Mark Marku

Ministria e Drejtësisë: Besnik Kastrati

Ministria e Shëndetësisë: Qamil Dika

Postet qe zevendesohen me poste teknike

-Zv.Kryeministër, teknik- Ikën Niko Peleshi

Ministri i Brendshëm, teknik- Ikën Fatmir Xhafaj

-Ministri i Arsimit, teknik- Ikën Lindita Nikolla

-Ministri i Shëndetësisë, teknik- Ikën Ogerta Manastirliu

-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik- Ikën Olta Xhaçka

-Ministri i Financave, teknik- Ikën Arben Ahmetaj

-Ministri i Drejtësisë, teknik- Ikën Petrit Vasili

-Drejtori i OSHEE- Ikën Ardian Çela

-Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit- Ikën Artan Lame

-Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave-Ikën Ilirjan Muho

-Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve-Miklovan Kopani

-Drejtori i Pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural-Ikën Suela Popa

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

Emrat do te votohen ne seance parlamentare
Javën tjetër, të hënën 22 Maj, ose të enjten 25 Maj, parlamenti do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme ku do të votohet lista me emrat për postet teknike në qeveri./Shqiptarja

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Rama batuta me Zamira Kitën/Tek ajo më rrinin sytë!

Close