Zyrtare nga vetë trajneri / Sampaoli lë Sevilla-n për kombëtaren e ëndrrave

Zyrtare nga vetë trajneri / Sampaoli lë Sevilla-n për kombëtaren e ëndrrave

Ishte e pritshme dhe sot u njoftua zyrtarisht. Jorge Sampaoli vetëm një vit pas emërimit është larguar nga Sevilla. Trajneri tashmë do të jetë i lirë për të drejtuar Argjentinën.

Lajmi kishte kohë që qarkullonte, por tashmë e konfirmoi vetë tekniku. “Ëndrra ime ka qenë të drejtoj Argjentinën. Si argjentinas, nuk mund ta refuzoj këtë mundësi, edhe pse më duhet të ndërpres karrierën si trajner në Europë, ku e kisha nisur mirë. Tani pres vetëm që federata argjentinase të gjejë një marrëveshje me klubin për prishjen e kontratës”, – tha ai.

Sampaoli shtoi: “Sevilla-n po e lë për kombëtaren time. Është një çështje zemre. Projekti i klubit e pranoj se më pëlqen dhe do të kisha dashur të qëndroja, për të luftuar për titull, por Argjentina është një mundësi që nuk mund ta lë të më ikë nga duart”.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Rama tregon sekretin e takimit me Bashën

Close