Ekskluzive-Sherr PS-LSI/Plas grushti mes djalit të deputetit dhe ish kreut të AKU

Ekskluzive-Sherr PS-LSI/Plas grushti mes djalit të deputetit dhe ish kreut të AKU

CityNews njofton se një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, mes grupeve të PS dhe LSI.

Burimet i thanë CityNews, se përplasja nisi nga një debat dhe më pas përfundoi në grushte.

Mësohet se pjesë e këtij sherri janë bërë djali i Lefter Kokës, deputet i LSI, Arbër Koka me grupin e tij dhe ish drejtori i AKU, Afrim Baka, me grupin e PS.

Sherri ka ndodhur në brendësi të qytetit të Durrësit, shumë pranë Pallatit të Kulturës.

Kjo nuk është përplasja e parë që ndodh mes grupeve të PS dhe LSI, pak ditë më parë një sherr me grushte ka ndodhur edhe në Elbasan./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Akuzat e LSI, Haki Çako flet për herë të parë: Ju kuptoj, jeni në emocione

Close