Foto Dite/Ja sa e blen votën LSI-ja

vasili-meta
Foto Dite/Ja sa e blen votën LSI-ja

Fushata elektorale ka mbërritur në ditët e saj të fundit, ku sot dhe nesër partitë do të zhvillojnë takimet e tyre përmbyllëse. Teksa na ndajnë vetëm dhe 3 ditë nga zgjedhjet, ku qytetarët shqiptarë do iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqësin e tyre për katër vitet e ardhshme, duket se kanë nisur lëvizjet e fshehta brenda partive. Siç dihet tashmë, politika shqiptare është e prekur nga një fenomen negativ, i cili vë jo pak në rrezik zgjedhjet, që është pikërisht blerja e votave.

Ndonëse në këto zgjedhje u zhvillua një betejë e gjatë opozitare për zhdukjen e këtij fenomeni, gjasat janë që tufa parash të ndahen edhe në ditët e fundit të këtij procesi zgjedhor. Dhe partitë duket se nuk po humbasin më shumë kohë, teksa kanë nisur përgatitjet, ku rekordin e thyen LSI. Kjo e fundit është akuzuar jo pak për blerje votash, duke shpërndarë shuma të mëdha parash, në ditët e fundit të fushatës, ose mbase dhe vetëm një natë para votimit.

Fotoja që ka siguruar CityNews mbase është për të qeshur dhe e përgatitur enkas për fushatën e mbushur me sulme dhe akuza mes palëve, por ka dhe të vërtetë brenda. LSI tashmë ka bërë gati milionat për t’i shpërndarë te qytetarët. Siç duket dhe në foto, një tufë parash, ku spikatin kartëmonedhat 50-mijëshe, është përgatitur për votuesit dhe mban “logon” e LSI. Pra, paratë janë të lidhura me shirit, ku shkruhet LSI dhe mban moton e kësaj partie në këtë fushatë “Një shans për të gjithë”.

Pra, LSI duket se i ka bërë gati paratë dhe pritet vetëm shpërndarja e tyre, sa do ia dalë kjo mbetet për t’u parë./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
Edi-Rama-Dy-gishta-696x561
Donald Trump do vijë nga Amerika për të votuar LSI/Ja si ia kthen Rama komentuesit

Close