LSI dhe Lulzim Basha zbresin Zotin në fushatë elektorale

ZOTI
LSI dhe Lulzim Basha zbresin Zotin në fushatë elektorale

E para që e ka zbritur në sheshin e betejës elektorale Zotin e gjithëfuqishëm ka qenë Monika Kryemadhi (Meta), gruaja e Ilir Metës, zendëskryetare e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe pas saj Lulzim Basha, kandidati për kryeministër i Republikës së Re, në rast fitoreje të zgjedhjeve nga opozita.

Kryemadhi e solli Zotin nëpërmjet një lutje-falenderimi për faktin se e vendosi LSI-në të parën në listën e votuesve, një shenjë e mirë kjo, sipas saj, që parathotë fitoren e zgjedhjeve nga LSI.

Kryemadhi(Meta) e artikuloi lutje falenderimin nga qyteti i Cërrikut ku LSI organizoi  takimin përmbyllës të fushatës elektorale, pasi tha se LSI është forca politike që garanton shans për rininë shqiptare, për gruan, për familjen, për gjithë Shqipërinë, ndaj meriton të ketë mbështetjen për të dalë forcë e parë.

Zoti e zgjodhi të parën LSI në fletën e votimit, i’a dha shenjën shqiptarëve pse duhet të votojnë LSI në datën 25 qershor..”, artikuloi në ligjëratë të drejtë Kryemadhi( Meta), që duke harruara se shenjat e Zotit hyjnë direkt në veshët e njerëzisë, pra nuk kanë nevojë për thirrje, vijoi:

“Prandaj  ju ftoj të gjithëve me datë 25 qershor të votojmë LSI-në, një shans për rininë shqiptare, një shans për gruan, një shans për familjen, një shans për Cërrikun, një shans për të gjithë shqiptarët kudo ku janë”.

Në sinkron me Kryemadhin e LSI-së, kandidati për kryeministër i Republikës së Re, Lulzim Basha, e konsideroi veten si të përzgjedhur nga Zoti për të patur status të njejtë me shenjtorët. Këtë “sekret” nuk ka vazhduar ta mbaj ende për vete, por e ka ndarë me votuesit e Laçit, në mitingun përmbyllës të paradites së sotme, pasi më parë bëri adetin e lëshimit të akuzave ndaj Ramës për të cilin nuk ka asnjë plan, por vetëm premtime të ricikluara.

“Nuk ka nevojë të më merrni peng se unë vij me dëshirë këtu, është shtëpia ime, më ka marrë peng Zoti se më ka lind në një ditë me ditën e madhe të Shen Ndout”, tha Basha para laçianëve që veç thërrisnin entuzistë./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
tel
Çfarë ndodh nëse mbani telefonat ndezur në aeroplan?

Close