Pse Berti i Fanes bën ekraneve me zell “Fahriun” e Bashës?

Pse Berti i Fanes bën ekraneve me zell “Fahriun” e Bashës?

Atë rol që para ditës së zgjedhjeve e bënte Fahriu, si legen-avokat i Lulzim Bashës në ekranet e ndryshme televizive, tani pas zgjedhjeve e ka marrë një personazh po aq komik i botës së medias, i njohur si Berti i Fanes. Edhe shikuesit e kualifikuar e kanë të vështirë ta kuptojnë se përse Berti i Fanes e bën këtë gjë. Vetë Fania nuk ia ka kërkuar, sepse nuk ka më interesa te Basha si atëherë kur ky ishte ministër apo kryetar bashkie. Basha tani nuk jep më as tendera, as leje ndërtimi.

Sjellja e Bertit të Fanes ka vetëm një shpjegim. Në këto çaste të vështira në PD janë hapur nga Berisha kartat e vjetra të SHIK-ut të Gazidedes, për t’ u përdorur në mbrojtje të Bashës, si material shtrëngues ndaj njerëzve të medias. Berti i Fanes është një nga njerëzit më të shantazhueshëm në këtë drejtim. Dosja e tij në SHIK-un e Gazidedes është e ububububushme.

Ai shkoi si student i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, pasi emri i tij ishte në një listë që SHIK-u i Gazidedes i dërgoi Rektoratit. Gjallë është rektori që e mori në dorë listën. Që kur ishte student u përdor në drejtim të Partisë Balli Kombëtar, në gazetën e kësaj partie, Balli i Kombit. Që andej e dëboi Abaz Ermenji që i tha nuk ka vend Bytha e SHIK-ut te Balli i Kombit.

Ky spiun i SHIK-ut ka të veçantën se është sigurims që nga lindja. Babai i tij, një fshatar i urtë nga Korça, kur ishte ushtar kufiri në Shkodër, u detyrua nga komandanti i postës së kufirit, me anë të shantazhit, gjoja duke u inskenuar arratisja e tij, që të martohej me një bareshë vendase të cilën komandanti e kishte lënë shtatzënë. Rezultati gjinekologjik ishte Berti i Fanes.

Berti i Fanes është i paaftë si gazetar, ai nuk ka një tekst të lexueshëm, nuk ka një libër me shkrimet që i mban më të mirë. E vetmja gjë që di të bëjë ai është që të gëlltisë “diskun” me fjalë dhe të flasë nëpër ekrane ashtu siç e kanë udhëzuar. Është i tmerrshëm për të mësuar gjëra përmendësh.

Tani ka gëlltitur “diskun” e Bashës dhe është bërë mbrojtësi i tij, atëherë kur edhe Fahriu e ka braktisur Lulin.

Është qesharake ta dëgjosh nëpër ekrane Bertin të flasë për moral, kur atë e martoi Koçoja me dashnoren e vet dhe e bëri me fëmijë Fania.

Kur e dëgjon Bertin e Fanes të flasë habitesh sesi nuk e ka futur Basha në listën e kandidatëve për deputetë këtë njeri. Ai do të formonte në grupin parlamentar të PD-së një çift të bukur hajvanësh me Salianjin. Të dy kanë një ngjashmëri. Salianji është me origjinë nga një fshat i thellë i Korçës, ku mëhallën e tij një përrua që ndryshon shtrat një herë e çon në Skrapar një herë në Korçë. Berti i Fanes ka lindur në një fshat të Korçës në buzë të kënetës së dikurshme, dhe mëhalla e tij është në një territor ku edhe sot këneta mbijeton dhe nuk merret vesh saktë nëse është tokë apo moçal.

Ka zëra në PD që thonë se Berti i Fanes tani do t’ i hyjë karrierës politike dhe do të jetë në ekipin e ri të bashkëpunëtorëve të Bashës. Epo siç i thonë një fjale në fshatin e tij, “Në atë livadh, vetëm ai gomar mungonte!”

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Sekuestrohen 47 kg marijuanë në “Rrugën e Kombit”/Arrestohen 4 persona, emrat

Close