Luli dhe Kunati shqyrtojnë grupin e ri parlamentar për të parë kush mund të ikë në partinë e re

Luli dhe Kunati shqyrtojnë grupin e ri parlamentar për të parë kush mund të ikë në partinë e re

Luli dhe Kunati janë shumë të shqetësuar se nga PD pritet të ketë rrjedhje deputetësh të zgjedhur për në partinë e re që pritet të formohet pasi Luli të manipulojë zgjedhjet e 22 korrikut në PD.

Prandaj Luli mori në shqyrtim me Kunatin grupin e ri parlamentar, duke nisur që me Tiranën. Luli lexonte listën, Kunati dhe Aurela bënin komente:

-Oriola Pampuri, -tha Luli.
-Kjo e di që kudo të shkojë nuk do ta venë më në listë, kështu që do të rrijë me ne se ka shpresë që do të jetë përsëri në listë.- Tha Kunati.
-Edhe unë kështu mendoj.- Tha Luli.
-Rudina Hajdari.- Tha Luli.
-Kjo më mirë të ikë, se mund të ketë pretendime të marrë partinë, si i ati.- Tha Aurela.
Luli vuri një shenjë pas emrit të Rudinës.

-Grida Shqina Duma, – lexoi Luli.
-Këtë e kemi besnike, -tha Kunati,- meqënëse është humbëse nuk ndahet nga ne.
-Albana Vokshi, -lexoi Luli.
-Kjo e di që s’ do të jetë më në listë dhe mund të ikë, por e di që nuk do të jetë as në listën e atyre të tjerëve, kështu që them se do të rrijë.- Tha Aurela.
-Sa mirë ke nisur ta njohësh partinë, e dashur!- Tha Luli.
-Vazhdo!- I tha Kunati.
-Jorida Tabaku.- Dhe shtoi: Kjo nuk ikën.

Aurela ngriti kokën e befasuar dhe tha:
-I dashur si ndodh që mbeten deputetet shtatzëna para zgjedhjeve dhe lindin në mes të fushatës?
-Kjo duhet të na sillte fat, por nuk na solli.- Tha Luli dhe vazhdoi me listën:
-Sali Berisha, këtë po e kaloj. Halim Kosova.
-Ky e di që nuk do të jetë më në listë, por megjithatë nuk do të ikë.- Tha Kunati.
-Edhe unë kështu mendoj, -tha Luli dhe vazhdoi:
-Gent Strazimiri.
-Ky e di që nuk do të jetë më në listë, dhe mund të ikë, çdo gjë mund të presësh prej tij, -tha Kunati.
-Kaq kemi në Tiranë, dy të tjerët janë kryetarët e partive aleate, Mediu dhe Dash Shehi, që nuk i kontrollojmë dot. –Tha Luli.
-Ata e dinë që nuk do të jenë më në listën e PD-së, kështu që do të bëjnë çdo lloj pazari të mundshëm.- Tha Kunati dhe shtoi:

-Vazhdo me një qark tjetër, me Durrësin.
-Oerd Bylykbashi.
-Për këtë kam dyshime se kërkon të marrë partinë, -tha Kunati, – ka shumë lidhje me të huajt dhe është i djallëzuar.
-Me këtë mbiemër nuk ka shans, -tha Aurela,- imagjinoni turmën që thërret “Bylykbashi- Bylykbashi”
-Mund ta shkurtojë mbiemrin, -tha Kunati, -si ky aleati ynë që nga “Mehdihoxha” e bëri “Mehdiu”, e tani më shkurt “Mediu”. Edhe ky Oerdi mund ta heqë “Bylyk” para “bashi” e të bëhet Oerd Bashi. Kështu emri i tij brohoritet mirë.
-Domethënë ka rrezik që partia të kalojë nga Basha te Bashi, -tha Aurela.
-Duhet të jemi vigjilentë motër e dashur!-Tha Kunati.
-Fatbardha Kadiu,- lexoi Luli.

-Kjo nuk ikën, -tha Kunati, nuk i sjell fatbardhësi partisë siç e ka emrin, por së paku nuk ikën se e di që atje ku do të shkojë nuk do ta duan më shumë se për numër si mandat njëpërdorimsh.
-Florion Mima.
-Ky gjithmonë më është dukur i dyshimtë,-tha Kunati,- ndoshta se i ati luante rolin e Xhivolës, dhe e shoh nëpërmjet tij. Sidoqoftë nuk do të jetë më në listë. Edhe mund të ikë, veri shenjë.
-Kalojmë në Berat,-tha Luli, – Eduard Halimi.
-Nga ky mund të presësh çdo gjë,-tha Kunati, -aq më tepër që është i bindur se nuk do të jetë më në listë.

-Kalojmë në Dibër, -tha Luli, – Dhurata Çupi.
-Po kjo si ka hyrë në listë?- U çudit Aurela.
-Për të shmangur Sherefedinin të cilit i premtuam vendin e parë në listën e kandidatëve për deputetë, nëse pranonte të linte mandatin e deputetit dhe të kandidonte për bashkinë e Dibrës në zgjedhjet e parakohshme, pas asaj historisë së Shukriut.- Tha Kunati.
-Mirë paskeni bërë por kjo ju mbeti gozhdë.- Tha Aurela.
-Nuk ikën se s’ ka shpresë andej.- Tha Luli.
-Vazhdo.- Tha Kunati.
-Xhemal Gjunkshi.
-Ky edhe po të shkojë nuk e pranojnë as si numër.- Tha Kunati.
-Vazhdojmë me Elbasanin, -tha Luli,- Edmond Spaho.

-Ky nuk ikën, -tha Kunati, – i kam premtuar që në fund të mandatit ta bëjmë anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ku paguhet më shumë se si deputet.
-E të besoi ai?- Tha Luli.
-Tani ai e di se ne na takon një vend në Këshillin Mbikqyrës, por a do t’ ia japim atij është çështje tjetër. Ai le të shpresojë.-Tha Kunati.
-Ti Eri je politikan i lindur, -tha Aurela,- Makiaveli do të kishte salutuar me respekt.
-Endri Hasa.- Tha Luli
-Këtë nuk e njoh, -tha Kunati.
-Ti ma solle në zyrë ndërmjetësin që sponsorizoi për të.- Tha Luli
-Kalo më tutje.- Tha Kunati.
-Luçiano Boçi.- Tha Luli.

-Këtë shënoje me pikëpyetje.- Tha Kunati.
-Kalojmë në Fier,- tha Luli,- Enkelejd Alibeaj.
-Ky nuk ikën se e di veten që është intrigant dhe atje ku do të shkojë nuk e duan.
-Genc Pollo.- Lexoi Luli
-Për këtë kam dyshim të madh se kërkon të marrë në dorë partinë, sipas parimit se atje ku zihen dy fiton i treti.-Tha Kunati.
-Domethënë tani për tani do të rrijë,- Tha Aurela.
-Kështu them dhe unë, por nga ai çdo gjë mund të presësh,- tha Kunati.
-Myslim Murrizi.- Lexoi Luli.

-Ky është ai skandalozi.- Tha Aurela.
-Sidoqoftë këtë e kemi besnik. Na duhet se ua ndërsejmë edhe të tjerëve.- Tha Kunati.
-Luan Baci.- Tha Luli.
-Për këtë jam penduar, -tha Kunati,- më mirë të kisha vënë të katërtin djalin e pronarit të Bolvoil që e vumë të pestin nga partia e Agron Dukës. Ai djali që e kam dhe patriot nga Tepelena, më doli borxhit, deshi ta bënte pazarin direkt me mua, por i qëndruam besnik paktit me Gonin.
-Kalojmë në Gjirokastër,- tha Luli,- Tritan Shehu.

-Ky e ka treguar veten që tradhton, aq më tepër që e di se nuk do të jetë më në listë.- Tha Kunati.
-Kalojmë në Korçë, -tha Luli,- Valentina Duka.
-Për këtë s’ ta fal, -tha Kunati, -kisha një biznesmen gati të paguante për të qenë i pari në listë.
-Nuk kisha çfarë të bëja, emri i kësaj ishte në listën e Sorosit, që ma dhanë nëpërmjet Henri Çilit, -tha Luli.

-Mirë, vazhdo.- Tha Kunati.
-Ervin Salianji, këtë po e kalojmë, nuk na tradhton se e di që atje ku do të shkojë do të tallen me të.- Tha Luli.
-Ke të drejtë, vazhdo, -tha Kunati.
-Hekuran Hoxhalli.
-Ky s’ ka bërë akoma këstin e fundit të pagesës.- Tha Kunati.
-S’ ka problem, vemë në lëvizje prokurorinë dhe e trembim, nëse nuk paguan.- Tha Luli.
-Dakord.- Tha Kunati.

-Sa mirë që funksiononi së bashku ti Eri dhe ti Luli.- Tha Aurela.
-Klevis Balliu.- Tha Luli.
-Ky po iku do të ikë me LSI-në.- Tha Kunati.
-Kalojmë në Kukës, -tha Luli,- Flamur Noka.
-E di që nuk do të jetë më në listë, por as nuk do të ikë. Është zgjebe, i rrinë larg të gjithë.- Tha Kunati.
-Isuf Çelaj,- tha Luli.
-Ky është përgjegjësi e Doktorit,- tha Kunati,- por nuk del kundër nesh sa kohë që Doktori nuk del kundër nesh.

-Kalojmë në Lezhë,- tha Luli,- Aldo Bumçi.
-Nga ky antikapati çdo gjë mund të presësh, -tha Kunati, -aq më tepër që e di se nuk do të jetë më në listë.
-Lindita Metaliaj.
-Kjo është e grupit tropojan të Doktorit, -tha Kunati, -lëviz bashkë me të, po lëvizi.
-Andon Frrokaj.
-Këtë të përpiqemi ta heqim qafe në zgjedhjet lokale, ta dërgojmë të kandidojë në Mamurras, ku ka qenë dy herë fitues.- Tha Kunati.

-Kur kështu?- Pyeti Luli.
-Në zgjedhjet e vitit 2000 dhe 2003.- Tha Kunati.
-Shiko, shiko, – u habit Luli, -ti Eri e njeh partinë edhe para vitit 2005, jo si unë që e njoh që nga 2005 e këtej.
-Kam bërë studime, e kam marrë seriozisht punën.- Tha Kunati.
-Të keqen motra, -tha Aurela, – jam e qetë kur e di që ti je krahu i djathtë i Lulit.
-Kalojmë në Shkodër, -tha Luli, – Romeo Gurakuqi.

-E di që ky ka thënë se në të ardhmen synon të marrë partinë, se ka mbiemër të madh.- Tha Kunati dhe shtoi: Ku ma gjete këtë?
-Lista “Çili” e Sorosit, -tha shkurt Luli.
-Mirë, vazhdo, -tha Kunati.
-Izmira Ulqinaku,- tha Luli duke iu dridhur zëri.
-Kjo është ajo bukuroshja, -tha Aurela.

-E dashur, më thanë se merr vota te pjesa myslimane, është familje besimtare.- Tha Luli.
-Më mirë të kishe gjetur një shëmtaraqe me shami, -tha Aurela, – ajo do të merrte vota edhe më shumë.
-Nuk ka mandat të dytë për të, megjithëse ajo është e sigurt se ka.- Tha Kunati.
-Lorenc Luka
-Ky na duhet për kundërpeshë ndaj Jozefinës,- tha Kunati,- është besnik se vetëm me ne ka shans të jetë përsëri deputet.

-Bardh Spahia.
-Edhe ky është i listës së Doktorit, që e vuri për hatër të të atit, Ali Spahisë.- Tha Kunati.
-Tjetri është Nard Ndoka, që nuk është yni.- Tha Luli.
-Ai është e sigurt që shkon edhe në grupin parlamentar të Ramës, po e pranoi, -tha Kunati.
-Kalojmë në Vlorë, -tha Luli,- Agron Shehaj.

-Këtë e vemë përsëri në listë nëse paguan, por të tretin, jo të parin.
-A beson ai se PD merr tre deputetë në Vlorë në 2021, që të paguajë? -Pyeti Luli
Kunati dhe Aurela ia plasën të qeshurit dhe pas tyre qeshi edhe Luli.
-Nadire Meçorapaj.

-U lodha, -tha Kunati, – nuk më punon më truri.
-Kjo është e fundit, -tha Luli,- ose më saktë e parafundit, se i fundit është Vangjel Dule që nuk është yni.

-Tani Vangjel Meçorapaj e Nadire Dule, prit se m’ u bë truri lëmsh, -tha Kunati, – le ta gëzojë partia e re këtë Nadiren po shkoi, do të themi se Astrit Patozi u bë me çorape, se kishte qenë fis pa çorape./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Italia zgjohet me të shtëna armësh/ Ekzekutohet shqiptari me 4 plumba

Close