Si i mori Luli dy herë paratë e bursës për studime në Holandë/Nga VEFA tek SHIK-u i Gazidedes

basha i ri
Si i mori Luli dy herë paratë e bursës për studime në Holandë/Nga VEFA tek SHIK-u i Gazidedes

Në vitin 1993, Luli 19-vjeçar që sapo kishte përfunduar gjimnazin, po bëhej gati të aplikonte për studime në Universitetin e Tiranës. Por sweet-heart e tij e Gjimnazit, Aurela kishte plane më të bukura. Ajo do të aplikonte për të studiuar në një universitet perëndimor, me shpenzimet e veta, domethënë të familjes. Në atë kohë shumë pak të rinj shqiptarë e kishin këtë mundësi, por Aurela e kishte për shkak të lidhjes farefisnore së nënës të saj me bosin e së parës firmë të madhe piramidale në Shqipëri, VEFA-s, Vehbi Alimuçën. Prindërit e Aurelës do të punësoheshin te VEFA. Aurela nuk e kishte të vështirë t’ i bindte prindërit e saj që të siguronin nga kompania VEFA edhe shumën e duhur të parave për Lulin që të studionte bashkë me të. Alimuçaj ishte bujar në këto raste, se në fund të fundit paratë e tij ishin ato të shqiptarëve.

Kështu, të dy Aurela dhe Luli aplikuan për studime në Universitetin e Utrehtit në Holandë. Ky atëherë ishte bërë i njohur në Shqipëri si një universitet  në të cilin ishte e lehtë të pranoheshe për studime nëse paguaje, por që kishte edhe një reputacion si universitet serioz. Në atë kohë Universiteti i Utrehtit sapo ishte vënë nën kontrollin e Sorosit, nën të cilin mbetet edhe sot e kësaj dite. Në atë universitet përgatiten sorosianët. Meqënëse në fillim të viteve nëntëdhjetë Fondacioni “Soros” në Shqipëri kishte nisur të dërgonte pedagogë për specializim pasuniversitar në Utreht, si dhe studentë për të kryer ciklin e parë të studimeve universitare, ky Universitet tërhoqi vëmendjen e SHIK-ut të Gazidedes që deshi të dërgonte spiunët e tij në Universitet për të ndjekur veprimtarinë e studentëve dhe pedagogëve shqiptarë atje.

SHIK-u mori nga Ministria e Arsimit listën e atyre që kishin aplikuar për të studiuar në Utreht atë vit dhe nisi të punonte në drejtim të tyre për të rekrutuar bashkëpunëtorë. Luli u gjet si person i përshtatshëm pasi kishte bashkëpunuar me SHIK qëkurse kishte qenë kamerier në Rinas një vit më parë. Kështu që ishte e lehtë për SHIK ta ngarkonte me këtë detyrë, duke i ofruar që t’ i paguante shpenzimet e studimeve në Holandë. Në atë kohë SHIK-u kishte nisur bashkëpunimin me firmat piramidale, të cilat i ofronin SHIK-ut fonde financiare për nevojat e tij, për të siguruar mbrojtjen e tij.

SHIK-u iu drejtua pikërisht VEFA-s me një kërkesë për të financuar studimet e Lulit në Holandë dhe kjo kërkesë u miratua menjëherë. Alimuçës nuk i dukeshin gjë këto ndere të vogla që i bënte SHIK-ut në kohën që siguronte nga shteti i Berishës të drejtën e tregtisë së armëve për në ish-Jugosllavi ku bëheshin luftra të mëdha në atë kohë dhe më gjerë.

Për shkak se fondet që VEFA i kalonte SHIK-ut për sponsorizime të tilla kishin një procedurë të veçantë sekrete, dhe nuk kalonin drejtpërdrejt te përfituesit, por fillimisht shkonin në një llogari bankare të kontrolluar nga SHIK-u e pastaj te përfituesit, për një kohë të gjatë nuk u mor vesh se Luli merrte dy bursa nga VEFA, një drejtpërdrejt nga kompania dhe një tjetër nëpërmjet SHIK-ut. Kjo gjë u zbulua rastësisht në 1996, pas bombës së vendosur ndaj kompanisë VEFA në shkurt të atij viti, kur në SHIK u krijua një grup i posaçëm për të shqyrtuar punët e kësaj kompanie dhe ndërmjet tyre edhe sponsorizimet që kishte bërë ajo. Me këtë rast, një oficer i lartë i SHIK-ut, duke parë listën e sponsorizimeve për bursa studentësh që bënte VEFA, ndeshi atje emrin e Lulit, për të cilin e dinte se merrte dhe një bursë nëpërmjet SHIK-ut. Tani Luli ishte në vitin e tretë të studimeve.

Kur ia thanë Gazidedes ai u tërbua se e quajti këtë si një vjedhje të fondeve të SHIK-ut nga ana e Lulit. Këtij të fundit i kërkuan që të paraqitet menjëherë në Tiranë, në zyrat e SHIK, duke i dhënë një arsye tjetër. Por Luli ishte informuar ndërkohë nëpërmjet VEFA-s se ishte zbuluar mashtrimi i tij. Kështu që ai nuk erdhi atë vit në Shqipëri jo vetëm në mars 1996, kur e kërkoi Gazidedja, por as në pushimet e verës. Luli nuk erdhi në Shqipëri as në 1997, por vetëm në 1998, siç e dinë mirë ata që e kanë njohur nga afër në atë kohë.

Kur Gazidedja u rikthye në Shqipëri pas ardhjes së PD-së në pushtet, në 2005, i tha hapur Berishës në sy të Lulit se ky djalë është hajdut i lindur, me talent për hajdut.

Për këtë historinë e vjedhjes së parave të bursës Lulin e thirri një herë edhe SHIK-u i Fatos Klosit, kur kishte nisur punë në UNMIK, në Kosovë. Kuptohet se Klosi e bëri këtë që ta detyronte të bashkëpunonte me Shërbimin si informator, jo për ta dënuar për shkeljen që kishte bërë.

Kur Luli i hyri politikës ai i tregoi në shkallën më të lartë aftësitë e tij si hajdut i lindur, siç e kishte quajtur Gazidedja.

Vetë Alimuça ka thënë për Lulin, kur e pa të hynte në politikë, në 2005: “Shikojeni mirë këtë djalë dhe mbajeni mend! Unë gënjeva gjithë Shqipërinë, qeverinë, opozitën e popullin bashkë, por ky djalë më gënjeu mua e Gazideden bashkë, kur ishte student! Kushedi se ç’ do të bëjë tani që i hyri politikës!”/CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
shtypi-i-dites-e1456562754628-420x219
Shtypi i ditës, 3 Korrik 2017

Close