Deputetja e PD zbardh takimin me senatorët e SHBA/Çfarë i solli në Shqipëri

Deputetja e PD zbardh takimin me senatorët e SHBA/Çfarë i solli në Shqipëri

Katër senatër amerikanë kanë ardhur sot në Tiranë, ku kanë zhvilluar takime me politikanë të ndryshëm. Në axhendën e takimeve të tyre kanë qenë edhe një grup deputetësh demokratë.

Pjesë e takimit me senatorët e SHBA ka qenë dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Kjo e fundit ka shkruar në rrjetet sociale pas takimit me zyrtarët e lartë amerikanë, duke thënë se vizita e tyre lidhet me drogën në Shqipëri.

Ja reagimi i plotë:

Shqipëria prodhues dhe vend tranzit i drogës, senatorët amerikanë zbarkojnë në Tiranë.
Ditën e sotme patëm kënaqësinë të takonim një delegacion te nivelit te larte me 6 anëtarë të senatit të SHBA, që janë duke zhvilluar një tur ku po mbledhin faktet mbi rajonin dhe ku në Shqipëri zhvilluan dhe një takim me opozitën, ndryshe nga vendet e rajonit.
Delegacioni drejtohej nga z. Roy Blunt ish kryetar i grupit të përfaqësuesve republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe aktualisht senator.
Me senatorët dhe stafin e tyre biseduam mbi problemet që i kanosen sot vendit, probleme që lidhen me kultivimin e drogës në vendin tonë, transportin e saj dhe lidhjet e trafikantëve me funksionarët e lartë të qeverisë. Përgjatë takimit 30 minuta i informuam senatorët se vendi jo vetëm është shndërruar në eksportues të hashashit por sipas EUROPOL ne jemi kthyer dhe vend shpërndarje dhe kalimi edhe për droga si heroina dhe kokaina. Sot rreziku është real, sot kambanat po bien për shtetin e përfshirë ne trafikun e drogës, sot nuk behet me fjale për raste te izoluara, por për një rrjet kriminal te organizuar.
Senatorët falënderuan opozitën për angazhimin e saj në Reformën në Drejtësi dhe përpjekjen e saj për ta vendosur në binarët e duhur të check and balance. Diskutuam me senatorët edhe për problemet e integrimit të vendit, ata shprehën kënaqësinë për qasjen pozitive të Partisë Demokratike në integrimin e vendit në Europë.
Në fund të takimit morëm garancinë nga senatorët se shqetësimet tona do të pasqyroheshin në administratën e Shtëpisë së Bardhë e në Senat dhe se Shtetet e Bashkuara do të mbeten aleatë strategjikë në çdo betejë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën ndaj krimit te organizuar e korrupsionit.
Delegacioni përbëhej nga:
John Cornyn, senator prej vitit 2002 për Teksasin, ish kryeprokuror i shtetit të Teksas. Tom Cotton, një nga senatorët më të rinj dhe një nga figurat më premtuese në senat, gjatë kandidimit të tij morri mbështetjen e ish kandidatit për president, z. Romney. I cili zbriti në fushatë bashkë me të në vitin 2015 si dhe senatorin Thom Tillins senator i Karolinës së Veriut dhe anëtar i pesë prej 20 komisioneve të Senatit në SHBA./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Frikësojnë specialistët/Shqipëria rrezikohet nga ethet e Nilit

Close