Gazetari “shpërthen” ndaj Bashës/Pak t’i thuash i papjekur, ky është …!

Gazetari “shpërthen” ndaj Bashës/Pak t’i thuash i papjekur, ky është …!

Gazetari Çim Peka ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili nuk ishte sot i pranishëm në takimin me senatorët amerikanë.

Në rrjetet sociale, gazetari Peka shkruan se senatorët kërkuan takim me opozitën, dhe në emër të saj i priti Edi Paloka.

Sipas tij, kryetari i opozitës që do duhej të vraponte deri në Washington për t’i takuar, nuk i ndërpreu pushimet.

“6 senatore amerikane, bashke me stafet e tyre po vizitojne Tiranen. Pas takimeve me kreret e shtetit, kane kerkuar nje takim edhe me opoziten. Ne emer te opozites i pret Edi Paloka. Po flasim per as me shume e as me pak, por per 6 senatore republikane me shume peshe ne administraten e re. Dhe kryetari i opozites qe do duhej te vraponte deri ne Washington per ti takur, nuk nderpret rrezimin por i “delegon” Ed Paloken si perfaqesues te opozites. Ky eshte pak te thuash i papjekur, ky eshte i vonuar…”, shkruan Peka./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Kush janë dy “të fortët” e Lezhës/Me armë në duar kundërshtuan policinë

Close